
Kreu i “Mundësia”, Agron Shehaj ka deklaruar se akuzat e Flamur Nokës ndaj tij si bashkëpunëtor i mazhorancës janë shpifje.
I ftuar në Ora News, Shehaj tha se e gjitha bëhet për të mbuluar denoncimin e tij për skandalin e Thumanë Kashar prej 1.3 miliardë eurosh.
“Kam pasur shumë arsye për të folur për PD-në, por nuk e kam bërë sepse nuk doja që të dilja dhe të sulmoja ata me të cilët kam bërë një rrugëtim politik. Kanë filluar shpifje për mua duke nxjerrë dokumente. Flamur Noka shpif dhe me kontratën që ka nxjerr nuk vërtetohet gjë, ajo është e vitit 2010 dhe nuk është realizuar si projekt dhe të gjitha ato që thotë Noka janë një shpifje.
Unë kam bërë pozitë në mënyrën timen. Kam kërkuar transparencë për skandalin e Thumanë Kashar prej 1.3 miliardë eurosh. Nuk më është dhënë interpelanca sepse kanë dalë zbuluar. Ajo është një kauzë e saktë. Është fakt që për 20 km koncesionari do ta marrë miliona. Ndërkohë shqiptarët do të paguajnë 1.3 miliardë euro sepse Edi Rama ka nevojë për para”, tha Shehaj.
Lini një Përgjigje