TAGS-AT E JAVËS

Politike28 Nëntor 2024, 12:29

Noka rrëfen prapaskenat: Tre faktorët që ndikuan në lirimin e Berishës

Shkruar nga Pamfleti

Noka rrëfen prapaskenat: Tre faktorët që ndikuan në lirimin

Deputetë dhe përfaqësues të Partisë Demokratike kanë vendosur sot kurora me lule të varri i Ismail Qemalit në Vlorë, të ndarë nga përkujtimet e bëra më herët nga Partia Socialiste.

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka, ka uruar shqiptarët për festat e nëntorit nga Vlora duke thënë se uron që viti tjetër t’i gjëmë më të bashkuar dhe me një Shqipëri ndryshe.

“Të na gjejë më të bashkuar, me një Shqipëri ndryshe, të na gjej vitin tjetër pa krim, pa drogë, pa drejtësi të kapur…”, tha ai.

Ai ka komentuar edhe lirimin e Sali Berishës një ditë më parë, me vendim të GJKKO.

“Lirimi i zotit Berisha erdhi si pasojë e zhvillimeve të vrullshme politike. E para ishte fitorja e presidentit Trump në SHBA, çka preu metastazat e Xhorxh Sorosit edhe në Shqipëri. E dyta janë rezolutat dhe mbështetja e partnerëve që i bënë PD-së. Kujtoj këtu rezolutat e CDI dhe PPE, dy rezoluta që flasin qartësisht për një shtet të kapur nga krimi dhe korrupsioni, një shtet ku opozitës i janë mbyllur hapësirat, një shtet pa liri ku drejtësia përdoret si marionetë në duart e pushtetit kundër opozitës. Flasin qartësisht për burgosjen e lidershipit të opozitës.

Faktori i tretë dhe kryesorja është rezistenca dhe qëndresa e demokratëve në të gjithë Shqipërinë. Është mosbindja civile. Të gjitha këto bënë që më në fund e vërteta dhe vetëm e vërtetë ta triumfojë. Strasburgu pastaj ishte një sirenë alarmi për drejtësinë e Xhorxh Sorosit në Shqipëri. Strasburgu ndërmori hapa të shpejtë, një procedurë të përshpejtuar për të shqyrtuar çështjen e burgosjes politike të Sali Berishës. Kjo bëri që të nguten sepse Strasburgu do rrëzonte përtokë përfundimisht drejtësinë e Xhorxh Sorosit në Shqipëri”, tha Noka.

Lini një Përgjigje