Avokat Spartak Ngjela ka bërë një deklaratë të fortë sot në “Të pashoq”, duke u shprehur se Rama dhe Berisha janë në pazar mes tyre. Sipas tij, ata janë duke mbajtur njëri-tjetrin. Madje sipas avokati, dhe pazari i fundit që PS njohu grupin e Berishës është pjesë e skenarit. Sipas avokatit, për sa kohë Berisha është në politikë, Rama mban pushtetin. Nëse bie Berisha, atëherë ikën dhe Rama. Madje avokati ngriti dyshime dhe për qejfmbetje te amerikanët për lojërat e Ramës.
-Në 10 vite të Ramës, avokat ka pasur shumë afera korrupsioni. Pse ai sa herë ka zgjedhje konfirmohet në pushtet.
Zgjedhjet janë votim. Është e vështirë të rrëzosh PS. E di unë se çfarë kam hequr.
-Nuk manipulon vota?
Joo. Pse me manipulim votash më mundi mua? Saliu më përkrahu. Erdhi 3 herë. A ju thashë që Rama mban Saliun?
-Pra pakt unë i pari e ti i dyti?
Jo pakt jo. Nuk e mban pakti. Rama tani është më i mërzitur nga të gjithë për Berishën? Ai e mban se ky nuk ka vota.
-Grupin e tij e njohu?
Po atje e ka shpresën. Ai pret që ky të marrë PD dhe ai të fitojë. Unë kam të dhëna të sigurta. Jo se kanë marrëveshje. Defekti i të djathtës është se si mban Saliun. Eliminimi grupit të Saliut e mërziti Ramën. Po tenton ta fusë në politikë. Saliu është “non grata”, duhet parë si do jenë tani raportet e Ramës me SHBA.
-Kemi Sazanin, është dhëndri i Trump...
Nuk e di por ta keni parasysh se ia ka bërë marrëveshje me forcat antiamerikane në Shqipëri.
-Edhe ndërkombëtarët e përshëndetën...
SHBA nuk foli. Politika amerikane nuk foli. Çdo marrëveshje që vjen pa Saliun ata e mbështesin se janë të sigurt se ai do dënohet. Si bashkohet me Saliun kur ai është “non grata”? Largimi i Berishës bashkon të drejtën dhe e djathta vjen në pushtet. /Pamfleti
Lini një Përgjigje