TAGS-AT E JAVËS

Politike10 Prill 2024, 21:11

Pse u bashkua me Bashën dhe pse cilësohet si njeri i amerikanëve? Rrëfehet Spartak Ngjela

Shkruar nga Pamfleti

Pse u bashkua me Bashën dhe pse cilësohet si njeri i amerikanëve?

I ftuari i mbrëmjes së sotme në podkastin “Të Pashoq”, në kanalin e Pamfletit në YouTube është Spartak Ngjela.

Avokati zbulon pse u bashkua me Lulzim Bashën. Ai thotë se Basha ka PD-në e vërtetë, të djathtën e vërtetë. Një tjetër arsye e bashkimit është sepse Ngjela është i bindur që vula nuk do i kalojë Rithemelimit.

-Pse është krijuar perceptimi se ju jeni njeri i amerikanëve?

Ju duhet ta kuptoni se më ka goditur komunizmi dhe jam proamerikan. Tu thoje atyre jam pro amerikan, te vrisnin. Mua nuk më vranë. Kemi pasur një rrugë ne këtu që quhej “Broduei’. Kanë qenë pro amerikanë të gjithë.

-Por pse ju?

E kam analizuar në optikën anglosaksone.

-Duke kaluar te aktualiteti politik. Pse u bashkuat me Lulzim Bashën?

Unë dhe Bamir Topi e kishim vënë në mes. Ka një rregul në politikë që është forca. Ai ka deputetët dhe ka partinë e tij, ka partinë klasike. Ma kërkoi dhe vajta. Kemi bërë mbledhjen e parë. Si do ecim, të shohim. Kërkova të krijojmë programin tonë. Të bëjmë marrëveshjen juridike. Të nxjerrim ekipin dhe të nisim fushatën. Kështu e kemi lënë. Të shohim se sa do ecë. Mendova që t’i bashkohem të djathtës.

-Ka dhe një grup ndaj Bashës që ka numra më të mëdhenj, por nuk ka vulën. Por nëse vula kalon te Rithemelimi do jeni krah Bashës?

Nuk kalon. Se unë jam jurist. Gjyqtari që e jep atë bën vepër penale. Le ta bëjnë. Është vepër penale.

 

Lini një Përgjigje