TAGS-AT E JAVËS

Politike10 Prill 2024, 19:17

Cili është misioni sekret i amerikanëve për Spartak Ngjelën?

Shkruar nga Pamfleti

Cili është misioni sekret i amerikanëve për Spartak

I ftuari i mbrëmjes së sotme në podkastin “Të Pashoq”, në kanalin e Pamfletit në YouTube është Spartak Ngjela.

Avokati zbulon pse u bashkua me Lulzim Bashën. Ai thotë se Basha ka PD-në e vërtetë, të djathtën e vërtetë. Një tjetër arsye e bashkimit është sepse Ngjela është i bindur që vula nuk do i kalojë Rithemelimit.

Ai thekson se me dënimin e Berishës, e gjithë e djathta do bashkohet. Nga fundi i hidhur i Berishës, te ai i Metës dhe Ramës. Ngjela i bindur se pas SPAK janë amerikanet. Goditjet e SPAK majtas, për Ngjelën janë të forta, por kur pyetet se a do shkojnë prangat te Rama, Ngjela legjitimon një lloj nderi që SPAK është i detyruar t’i bëjë kryepushtetarit si shpërblim që votoi Reformën në Drejtësi.

Avokati beson se Rama do e lëshojë Xhaçkën pasi pas qëndron SPAK. Po ashtu ka folur edhe për Xibrakën dhe sistemin TIMS.

Vizita e bujshme e Vuçiç në Paris dhe pasojat mbi Kosovën, për Ngjelën lidhen me qasjen armiqësore të Macron ndaj shqiptarëve. Po shtu ka folur mbi raportet Kosovë-Serbi dhe rrezikun e luftës së tretë botërore. Biden apo Trump, kush i duhet shqiptarëve? Kurti dhe përplasjet me amerikanët, si qëndron e vërteta.

-Pse është krijuar perceptimi se ju jeni njeri i amerikanëve?

Ju duhet ta kuptoni se më ka goditur komunizmi dhe jam proamerikan. Tu thoje atyre jam pro amerikan, te vrisnin. Mua nuk më vranë. Kemi pasur një rrugë ne këtu që quhej “Broduei’. Kanë qenë pro amerikanë të gjithë.

-Por pse ju?

E kam analizuar në optikën anglosaksone.

-Duke kaluar te aktualiteti politik. Pse u bashkuat me Lulzim Bashën?

Unë dhe Bamir Topi e kishim vënë në mes. Ka një rregul në politikë që është forca. Ai ka deputetët dhe ka partinë e tij, ka partinë klasike. Ma kërkoi dhe vajta. Kemi bërë mbledhjen e parë. Si do ecim, të shohim. Kërkova të krijojmë programin tonë. Të bëjmë marrëveshjen juridike. Të nxjerrim ekipin dhe të nisim fushatën. Kështu e kemi lënë. Të shohim se sa do ecë. Mendova që t’i bashkohem të djathtës.

-Ka dhe një grup ndaj Bashës që ka numra më të mëdhenj, por nuk ka vulën. Por nëse vula kalon te Rithemelimi do jeni krah Bashës?

Nuk kalon. Se unë jam jurist. Gjyqtari që e jep atë bën vepër penale. Le ta bëjnë. Është vepër penale.

 -A fshihet Edi Rama pas procesit për vulën e PD?

Ai është me Berishën. Por nuk e bën dot se nuk e drejton dot gjykatën. Të dy ata apo 3 gjyqtarë bëjnë vepër penale.

Lini një Përgjigje