TAGS-AT E JAVËS

Politike10 Prill 2024, 14:13

“Ervin Muça, hajdut me çizme i Rilindjes”, Flamur Noka: Të dhënat e sistemit TIMS iu shitën grupeve kriminale

Shkruar nga Pamfleti

“Ervin Muça, hajdut me çizme i Rilindjes”, Flamur

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka reaguar në lidhje me arrestimin e Ervin Muçës, për rrjedhjen e të dhënave të sistemit TIMS. Ai tha se të dhënat e qytetarëve shqiptarë të marra nga sistemi TIMS janë përdorur për t’ua shitur grupeve kriminale për të kontrolluar rivalët e tyre.

Sipas Nokës në Shqipëri është instaluar drejtësia “me regji”.

“Muça sapo erdhi, urdhëroi verbalisht punonjësit e databazës dhe serverave të kryejnë eksportim të bazës së të dhënave të TIMS, në një hard-disk të jashtëm, përfshirë këtu hyrje-daljet e personave, dokumentet biometrike, gjeneralitetet, ngjarjet kriminale dhe jo kriminale, aksionet e policisë, dosjet hetimore, lista terroristësh, gjobat e makinave, informacion territorial sekret, etj”, thuhet në deklaratën e Flamur Nokës.

Deputeti tha se Muça kishte urdhëruar punonjësit e tij që të eksportonin të dhënat e TIMS, por ata nuk pranuan, dhe ndaj ai kontraktoi një kompani nga jashtë për të kryer veprimin.

“Ervin Muça është i njëjti hajdut me çizme i Rilindjes që vodhi edhe sistemin e pagave nga Drejtoria e Tatimeve kur punonte aty dhe i bëri publike.

Të dhënat e qytetarëve shqiptarë të marra nga TIMS janë përdorur për t’ua shitur grupeve kriminale për të kontrolluar rivalët e tyre”, tha Noka.

flamur noka ervin muça tims

Lini një Përgjigje