TAGS-AT E JAVËS

Politike10 Prill 2024, 10:07

“Ha Muço, pi Muço”, Kulluri shpërthen ndaj Rithemelimit: Janë vetë-emëruar grup parlamentar

Shkruar nga Pamfleti
“Ha Muço, pi Muço”, Kulluri shpërthen ndaj
Eadvin Kulluri

Sekretari për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë Demokratike, Edvin Kulluri, ka mbajtur një qëndrim të ashpër ndaj atyre “që bërtasin për demokraci dhe votë”, duke nënkuptar Rithemelimin.

Në linjën e ironisë, Kulluri shton: Ky grup i madh ndërpartiak, majtas e djathtas është vete-emërtuar grupi parlamentar “Ha Muço, pi Muço". Mes të tjerash ai tha se do të vijojë beteja për hapjen e listave.

Sot ne Shqipëri ka dy “parti politike” përtej gjithë partive të regjistruara ne gjykate: Partia e Listave te Hapura dhe Partia e Urrejtjes Ndaj Votes! Anëtarët e partisë se dyte jane shtrire ne te gjita partite politike. Jane produkt i sistemit te mbyllur te 2008 e qe s’kanë zhvilluar asnjë gare e as debat brenda dhe jashte partive, pra ne zgjedhje.

Bërtasin tërë ditën për “demokraci, vote, zhvillim” e nderkohe e urrejne votën dhe konkurrencën si “djalli temjanin”! Jane te lumtur me emerimin ne parlament nga kryetari ne 12 pa 5 te nates kushdo qofte ai apo sigla! Hane qyl rrogen e emerimit, krekosen me salla bosh e kuti ku vota nuk numerohet por thjesht u lexohet emri “deputet” nga KQZ!
Jane ata qe jane dakord me kryetarin ende pa filluar kryetari fjalën ne konferenca degësh apo mbledhje kryesie, asambleje apo këshillash kombëtar! Ky grup i madh ndërpartiak, majtas e djathtas eshte vete-emertuar grupi parlamentar “ha Muco, pi Muco”!

Partia e pare e Listave te Hapura po ashtu ka anetare ne te gjitha partite politike! Jane njerez qe kane kaluar heresin ose kane qene shume prane kalimit por jane perplasur me “listen e gatshme” qe eshte gatuar ne 2008. Ose jane politikane qe duan sfiden, garen e debatin. E shohin politiken si perfaqesim, vote e legjitimitet. Nuk “perloten me shami ne dore” nga fjalimet e shefave por respektojne institucionet e partive dhe kryetaret si te tille. Nuk kapin per xhakete shoferet dhe familjaret e kryetareve apo biznesemenet afer tyre. Thjesht duan ate per te cilen shumica e shqiptareve dolen ne sheshe ne dhjetor te 1990: lirine per te zgjedhur qeverisjen e tyre! Kaq! Kerkojne te jene njerez te lire.

\Deri tani partia e dyte eshte shumice por nuk ka te drejte. Ndersa partia e pare jane me te pakte neper zyrat e parlamentit por perfaqesojne shumicen e shqiptareve qe u ka ardhur ne maje te hundes me “qylaxhinjte” e listave te mbyllura!
Kjo beteje e heshtur brenda partive dhe e hapur mes partive, eshte nje beteje qe ka nje rezultat te deritanishem! Kushtetuten dhe vendimin e Gjykates Kushtetuese per te HAPUR LISTAT! Beteja vazhdon….”, tha Kulluri.

edvin kulluri partia demokratike

Lini një Përgjigje