
I ftuari i mbrëmjes së sotme në podkastin “Të Pashoq”, në kanalin e Pamfletit në YouTube është Spartak Ngjela, i cili ndër të tjera foli dhe për dosjen Xibraka.
Sa i takon përfshirje së vëllait të kryeministrit Rama, Ngjela tha se duhet të pritet ajo që do të thotë SPAK-u lidhur me hetimet. Më tej ai theksoi se SPAK-u drejtohet nga amerikanët dhe se nuk do të fiksohet pse bëhet fjalë për vëllain e kryeministrit.
Pjesë nga biseda në studio:
Ka deri tani akuza të forta nga ana e opozitës që SPAK dhe Altin Dumin të hap dosjen Xibraka dhe të hetojë vëllain e kryeministrit. Besoj i keni ndjekur ato që keni dëgjua në media. A do të jetë kjo një mos parej një dëgjim si shpërblim për kryeministrin, ajo që ju folët pakë më par dhe nuk do të hapet asgjë
Ngjela: Jo! Bomba me tym! Ai që ka fakte bën denoncim!
Po i ka depozituar Gazment Bardhi në SPAK!
Ngjela: Atëherë le të presim përgjigjen që do të jap SPAK-u!
Ju si njohës i kësaj fushe e bëni më mirë analizën?
Ngjela: Nuk e njoh faktin. Faktin do të na e shpjegojë gjykata. A e ka bërë denoncimin. Ai e ka bërë denoncimi. Po të jetë kallëzim i rrem ai do të mbajë përgjegjësi, se është SPAK-u.
Po me aq sa keni parë e dëgjuar atë dosja çfarë mendoni?
Ngjela: Nuk e njoh. Ma kujtoni çfarë keni dëgjuar dhe dini ju që të kujtohem.
Ne kemi dëgjuar atë që ka thënë Bardhi, që në dosje para një dekade një person ka mbetur i paidentifikuar. Etiketohet si person 45 vjeç. Me flokët të shkurtër, pa emër. Ka përdorur një makinë me traga X, të cilin e ka përdorur dhe personazhi kryesor i dosjes Xibraka për tu arratisur jashtë vendit që edhe sot rezulton i arratisur.
Ngjela: Kaq më mjafton se jam profesionist. Fakti që është bërë denoncimi në strukturën më të fuqishme të Shqipërisë do të presim se ca do të thotë ajo.
Bëhet fjalë edhe për vëllain e kryeministrit!
Ngjela: Nuk pyet SPAK-u. Në qoftë se tolerohet, tolerohet për politike e nivelit të larët, po s ma merr mendja të tolerohet deri atje. Të shikojmë çdo të thotë SPAK
Pse është normal tolerimi për hatër të politikës së nivelit të lartë?
Ngjela: Ka ndodhur po nuk ma ha mendja se ndodh këtu, sepse nuk është politik, është strukturë juridike SPÇAK. Nuk drejtohet si politik, drejtohet me ekspert amerikanë që janë atje. Gjithçka varet ke apo nuk, vërtetohet apo nuk vërtetohet. Nuk ka shans për ndërhyrje atje.
Pse vonohet SPAK-u? Ekspertët e SPAK-ut gjitha dosjet ju përkthen në anglisht. Përkthen të gjitha anglisht.
Lini një Përgjigje