TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet10 Prill 2024, 20:49

Maskra e Peshkëpisë, vëllai i Fatmir Shehut: Kam 30 vite që pres drejtësi, të zbardhet e vërteta

Shkruar nga Pamfleti

Maskra e Peshkëpisë, vëllai i Fatmir Shehut: Kam 30 vite që

Është përkujtuar ditën e sotme masakra e Peshkëpisë. Gjatë ceremonisë fjalën e ka marrë vëllai i të ndjerit Fatmir Shehu, një prej pjesëmarrësve. Shehu shprehet ka 30 vjet që pret të zbardhet e vërteta dhe vijon duke bërë thirrje në emër të famijes “Dua drejtësi”. Pas thirrjes së tij dëgjohen thirrjet e banorëve, “Beleri kriminel”.

“Vrasja e Fatmir Shehut ka mbetur pa materiale. Për 30 vjet kaloi 20 gjyqtarë dhe nuk kanë gjetur ende asnjë gjë. Dua drejtësi! Dua të falenderoj për respektin dhe për ardhjen, edhe që për 30 vjet më kanë shoqëruar në Peshkëpi”, u shprehet i vëllai i Shehut.

Sulmi, ndaj një reparti kufitar pranë fshatit Peshkëpi të Dropullit, katër kilometra brenda kufirit shqiptar, solli vrasjen e dy ushtarakëve shqiptarë dhe plagosjen e tre të tjerëve. Ai nisi herët në mëngjesin e 10 prillit 1994 dhe u mor përsipër nga formacioni paraushtarak i një grupi nacionalist grek që kërkonte bashkimin e një pjese të Shqipërisë së Jugut me Greqinë. Pika kufitare e Peshkëpisë kishte në ato kohë 130 rekrutë të rinj dhe të paarmatosur.

Ai formacion paraushtarak, i vetëquajtur Komandoja “Pirro I”, e quante veten krah i armatosur i lëvizjes për çlirimin e Vorio Epirit (MAVI). Ajo kishte zgjedhur si moment të duhur për të sulmuar, kohën kur i gjithë reparti kishte rënë në gjumë.

Në ora 02ː40 të mëngjesit, grupi i armatosur, tetë vetë me uniforma të ushtrisë greke dhe me maska, hynë në repart dhe vrasin ushtarin e rojes Arsen Gjini nga Semani. Pastaj dy persona me uniformë dhe maska hynë në korridorin e kazermës. Komandanti i stërvitjes, Fatmir Shehu, u foli të panjohurve, duke u kërkuar të kursenin ushtarët, por ata e qëlluan me armë duke e lënë të vdekur. Ajo njësi plagosi edhe tre ushtarë shqiptarë. I mbyllën 130 ushtarët në një dhomë, ndërsa dy oficerë të tjerë i izoluan në një zyrë tjetër. Flisnin greqisht. “Këto i keni për Vorio Epirin”, kanë thirrur ndërsa gjuanin.

Lini një Përgjigje