TAGS-AT E JAVËS

Politike 7 Gusht 2025, 14:32

Nga kufizimi i aktivitetit fizik deri te masat e shtuara në ajrim, zbardhen ankesat e Metës dhe Veliajt në burg

Shkruar nga Pamfleti

Nga kufizimi i aktivitetit fizik deri te masat e shtuara në ajrim, zbardhen

Zbardhen pretendimet e Ilir Metës dhe Erjon Veliajt tek komisionerët e Avokatit të Popullit.

Sipas gazetares Anila Hoxha, nga burimet shumë të sigurta pranë këtij institucioni kryebashkiaku i Tiranës ka thënë se shoqërimi i tij nga forca të shumta policie drejt spitalit ka qenë jo proporcional dhe diskriminues.

Po ashtu, Veliaj ka paraqitur shqetësim edhe për mënyrën se si po trajtohet në qeli.

Kurse ish-presidenti Ilir Meta ka pretenduar se kur del në ajrim ka vënë re masa të shtuara ndërsa shton se nuk e bën ajrimin njësoj si të burgosurit e tjerë.

Meta është i shqetësuar gjithashtu për kufizimin e aktivitetit sportiv dhe izolimin.

Një burim zyrtar tha se pasi dy komisionerë kundër torturës kanë administruar ankesat, do t’i kërkojnë institucioneve përkatëse se cili ishte plani i masave ditën që Veliaj u shoqërua në spital dhe cili është plani i masave pranë 313-ës, pra se si shoqërohet Meta në këtë paraburgim.

Lini një Përgjigje