TAGS-AT E JAVËS

Politike 5 Qershor 2026, 19:50

Në Tiranë kërkojnë dorëheqjen e tij, Rama përgjigjet me ‘anti-miting’ në Vlorë!

Shkruar nga Pamfleti

Në Tiranë kërkojnë dorëheqjen e tij, Rama

Aktiviteti synon të shfaqë forcën dhe mobilizimin e mazhorancës përballë klimës së pakënaqësisë...

Teksa para zyrës së tij janë mbledhur qindra protestues që i kërkojnë dorëheqjen, kryeministri Rama është ‘arratisur’ në Vlorë ku ka organizuar një anti-miting.

Dukshëm i shqetësuar nga vazhdueshmëria e protestave në Tiranë, Rama ka vendosur të nxjerrë të gjithë administratën e Vlorës dhe socialistët me rastin e 35-vjetorit të PS-së, për të krijuar idenë se shumica ende e mbështet dhe se pakënaqësia nuk është në nivelet që shfaqet.

Aktiviteti synon të shfaqë forcën dhe mobilizimin e mazhorancës përballë klimës së pakënaqësisë. Në skenë pritet të marrin fjalën edhe të rinj socialistë, të përzgjedhur për t’iu përgjigjur kritikave dhe akuzave të artikuluara nga protestuesit në Tiranë, në një përpjekje për të rigjallëruar bazën elektorale të Partisë Socialiste.

Paralelisht, po përgatitet një mobilizim më i gjerë politik dhe organizativ, ku militantët socialistë pritet të angazhohen më aktivisht në mbrojtje të strukturave të partisë. Burime pranë mazhorancës flasin edhe për ringjalljen e grupeve online dhe për një qëndrim më të ashpër ndaj figurave të PS-së që kanë mbajtur distancë ose kanë shfaqur mirëkuptim ndaj protestave.

Kjo qasje është një strategji për rritjen e polarizimit politik dhe konsolidimin e mbështetësve përballë presionit në rritje. Në prag të angazhimeve ndërkombëtare të Shqipërisë, Rama synon të projektojë imazhin e një shumice të bashkuar, ndonëse mbetet e paqartë nëse tensionet e krijuara do të zbuten apo do të përshkallëzohen më tej në ditët në vijim.

3 Komente

  1. E
    Edi vlorë

    Përpjekje të kota se ky uragan që ka shpërthyer kundër kësaj klasë politike të ndyrë antishqiptare , nuk ndalet

    1. M
      M

      Pleq te ulur ne karrike. HAHAHA. PERPARA RINI. ESHTE E JONA SHQIPERIA.

      1. V
        V

        A e kuptoni qe na kane katandisur per buken e gojes dhe me ate na kercenojne? Edhe bejme pordhe ne, jo po normat, jo burreria, jo morali, jo besa... Pjesa me e madhe jane te tredhur menderisht e ca te tjere edhe me teper se kaq! Çohuni t'i shporrim te gnithe hajdutet e 35 vjeteve!

        Lini një Përgjigje