I frymëzuar nga rezultati i zgjedhjeve në Hungari, kreu demokrat Sali Berisha do të mbajë pasditen e së hënës ‘Foltoren’ e rradhës para Kryeministrisë.
Foltorja i paraprin protestës kombëtare të 17 prillit, e thirrur me opozita, ndërsa kreu demokart vijon të pohojë se është kilometric i fundit i rrëzimit të Edi Ramës nga pushteti. Pas rezultatit të së dielës nga zgjedhjet hungareze, ku Kryeministri në detyrë Viktor Orban, pësoi një humbje dërrmuese nga rivali i tij, Peter Magyar, dikur një pjesëtar i partisë FIDESZ, opozita e drejtuar nga Berisha duket e entuziazmuar se një sukses i tillë mund të arrihet edhe në Shqipëri. Gjithsesi për demokratët, pavarësisht nga akuzat që janë hedhur mbi Orban, ai organizoi zgjedhje të lira dhe pranoi me dinjitet humbjen.
“Jemi 4 ditë para bashkimit tonë të madh kundër korrupsionit, kundër mbrojtjes që i bën Edi Rama vjedhjeve, kundër bllokimit të integrimit europian.
Sonte takohemi në foltoren e radhës, ku qytetarët e demokratët kanë mundësinë të shprehen për shqetësimet që pengon censura.
Parlamenti i njerëzve, para Kryeministrisë”, thuhet në një njoftim të shpërndarë në rrjetet sociale, ditën e hënë, teksa ftohen qytetarët në orën 19:00 para Kryeministrisë.
Pritet që Berisha, pavarësisht miqësisë së fortë që ka pasur nga Viktor Orban, të japë mesazhe për liderin e ri të Hungarisë, të cilin e uroi më herët për fitoren.
Lini një Përgjigje