TAGS-AT E JAVËS

Politike13 Prill 2026, 12:29

Tabaku sulmon qeverinë Rama: Korrupsioni është bërë sistem, familjet shqiptare po paguajnë çmimin

Shkruar nga Pamfleti
Tabaku sulmon qeverinë Rama: Korrupsioni është bërë
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, në një reagim në rrjetet sociale ka ngritur shqetësimin për nivelin e korrupsionit në vend, duke e cilësuar atë si një sistem të konsoliduar që, sipas saj, ndikon drejtpërdrejt në varfërinë e familjeve shqiptare.

Në postimin e saj, Tabaku thekson se korrupsioni “prej 12 vitesh nuk është më fenomen, por sistem”, duke pretenduar se procedurat e tenderave publikë janë formalisht të hapura, por në praktikë të paracaktuara.
Sipas Tabakut, një numër i kufizuar kompanish përfitojnë një pjesë të konsiderueshme të fondeve publike, duke marrë mbi 30% të tenderave.

Deputetja opozitare lidh drejtpërdrejt këtë situatë me standardin e jetesës së qytetarëve, duke deklaruar se “paratë publike shkojnë tek një pakicë, ndërsa familjet shqiptare paguajnë çmimin”.

Në reagimin e saj, ajo përmend edhe rolin e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), duke theksuar se ky institucion po heton pasojat, ndërsa akuzon qeverinë se vijon të prodhojë shkakun e fenomenit.

Tabaku e përmbyll mesazhin me thirrjen se korrupsioni në nivelet e larta sjell varfëri në familjet shqiptare.

"Korrupsioni, shkaku i varfërisë në shtëpitë shqiptare. Prej 12 vitesh korrupsioni nuk është më fenomen  është sistem.
Tenderat duken të hapur, por janë të paracaktuar. Paratë publike shkojnë tek një pakicë, ndërsa familjet shqiptare paguajnë çmimin.
Shqipëria: 39 pikë në indeksin e korrupsionit, 25 pikë larg mesatares së BE, 1 në 4 qytetarë ka paguar ryshfet, vetëm 19% e reformave janë zbatuar. Ndërkohë, një grusht kompanish marrin mbi 30% të tenderave publikë.Ky nuk është rast. Është sistem. SPAK po heton pasojat. Por qeveria vazhdon të prodhojë shkakun.Korrupsioni në majë, varfëria në shtëpi.
Dielli nuk mbulohet me shoshë.", shkruan Tabaku.

tabaku-rama nivelin e korrupsionit në vend

Lini një Përgjigje