
Në Himarë ka ndodhur surpriza. Fredi Beleri i opozitës është shpallur fitues përballë Jorgo Goros së PS. Fredi Beleri u arrestua për blerje votash, mirëpo ky arrestim duket se ka ndryshuar balancën. Sapo u mbyll kutia e fundit e numërimit dhe Beleri u shpall fitues.
Himara mori një vëmendje të madhe, pasi Beleri u arrestua për blerje votash. Ai momentalisht ndodhet në qeli, por duket se votuesit i kanë dhënë mbështetje. Megjithë diferenca është shumë e ngushtë dhe pritet procesverbali për numrin e saktë të rezultati final.
Ndërkohë pas numërimit të fletës së fundit kanë plasur të bërtiturat dhe festa në Himarë. Një numërues vetëm bërtiste duke shprehur mbështetjen për Belerin. Nga ana tjetër, dhjetra qytetarë që prisnin jashtë qendrës së votimit duke shpërthyer në festë.
Arrestimi i Fredi Belerit solli përplasje të forta mes Tiranës dhe Athinës. Greqia u hodh në sulm duke mbrojtur Fredi Belerin dhe madje duke kërcënuar hapur. Ndërkohë në Himarë ka plasur festa.
Lini një Përgjigje