TAGS-AT E JAVËS

Politike15 Maj 2023, 08:43

Mbyllet numërimi i votave në 57 bashki/ Opozita fiton vetëm në 7 prej tyre, përmbyset Kavaja

Shkruar nga Pamfleti

Mbyllet numërimi i votave në 57 bashki/ Opozita fiton vetëm

Partia Socialiste ka korrur fitore të thellë në zgjedhjet vendore. Socialistët janë në avantazh në 53 bashki dhe opozita ja ka dolë vetëm në 7 prej tyre, ndërsa në Finiq fitoi MEGA.

Numërimi po shkon drejt fundit dhe nga të dhënat e deritanishme nuk pritet ndryshim rezultati. Ndërkohë ka mbaruar numërimi në 57 bashki.

PS ka triumfuar në Kamëz, Vorë, Elbasan, Pustec, Kolonjë, Librazhd, Dropull, Tropojë, Roskovec, Peqin, Përmet, Bulqizë, Sarandë, Lushnje, Mat, Belsh, Patos, Skrapar, Klos, Libohovë, Këlcyrë, Gramsh, Delvinë, Selenicë, Tepelenë, Poliçan, Devoll, Korçë, Kuçovë, Cërrik, Konispol, Prrenjas, Vau i Dejës, Vlorë, Lezhë, Dibër, Maliq, Berat, Dimal, Divjakë, Shkodër, Mallakastër, Pogradec, Fier, Shijak, Durrës, Gjirokastër, Rrogozhinë, Kurbin, Krujë.

Ndërsa “Bashkë Fitojmë” në 6 bashki Pukë, Has, Memaliaj, Mirditë, Fushë Arrëz dhe Himarë. Finiqin e mori MEGA. 

Vijon numërimi në Malësi e Madhe, Kavajë, Tiranë, Kukës.

Duhet theksuar se pati një përmbysje në Kavajë. Edhe pse vijon numërimi, opozita shpalli fitoren e kandidatit Fisnik Qosja, ndërsa kandidati i PS Redian Krali pranoi humbjen. Qosja ktheu rezultatin dhe ka kaluar mbi 500 vota para.

Në Kurbin pati një ngushtim rezultati, por kandidatja socialiste ka filluar të marrë avantazh dhe mund të thuhet se nuk priten më surpriza. Në këto zgjedhje PS ka marrë  53 bashki, opozita 7 dhe MEGA 1 bashki.

Duhet theksuar gjithashtu se në këto zgjedhje Benet Beci ka shkruar historinë në Shkodër. Pas 30 vitesh, kandidati socialist arriti të bindë shkodranët që të votojnë për herë të parë majtas. PS ka fituar në 54 bashki të vendit, por padyshim vëmendja më e madhe ka qenë te Shkodra, bastioni historik i demokratëve. Beci, një figurë jo politike ishte gjetja e ideale. Ai u distancua nga PS dhe doli me projekte konkrete duke premtuar se do ta ringrejë Shkodrën.

Ndërkohë po ashtu një rezultat i beftë erdhi nga Himara.  Fredi Beleri i opozitës është shpallur fitues përballë Jorgo Goros së PS. Fredi Beleri u arrestua për blerje votash, mirëpo ky arrestim duket se ka ndryshuar balancën. Sapo u mbyll kutia e fundit e numërimit dhe Beleri u shpall fitues.

Socialistët fituan bindshëm në Kamëz, ku Rakip Suli u rizgjodh si kryetar bashkie me 60% të votave. Edhe Vora u kthye rozë ku u zgjodh kryetar bashkie Blerim Shera me 73% të votave. Në krye të bashkisë Elbasan u zgjodh me rezultat 56% të votave, Gledian llatja.

Bashkia e katërt që përfundoi procesin ishte Pusteci, ku u besua socialisti Pal Kolefski me 63%. PS mori edhe bashkinë e Kolonjës, Erion Isai siguroi 3873 vota, kurse Ethem Lumani i “Bashkë Fitojmë” 2150.

Kandidati socialist, Mariglen Disha triumfoi në bashkinë Librazhd me 8922 të votave, duke lënë pas Shefki Çotën nga “Bashkë Fitojmë”.

Në Dropull Partia Socialiste ka mundur të fitojë me 81.25% të votave Partia Socialiste. Kandidati i PS Dhimitër Toli ka siguruar 3709 vota, një diferencë kjo e lartë votash kundrejt “Bashkë Fitojmë” dhe Partisë Demokratike.

Në përfundim të numërimit, më bashkinë Tropojë triumfoi PS me Rexh Byberin, i cili kryesoi me 5126 vota ndërsa Besnik Dushaj mori vetëm 4876 vota.

PS fitoi edhe në bashkinë Libohovë, ku Leonard Hide mori 1387 vota, kurse Adil Xhelili 1248. 

Ka përfunduar numërimi i kutive në Bashkinë e Peqinit. Sipas të dhënave të KQZ-së, janë numëruar të 46-ta kutitë. Mësohet se ka fituar me 6400 vota kandidati i Partisë Socialiste, Bukurosh Maçi. Ai ka lënë pas kandidatin e koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’, Mustafa Pashja me 4677 vota.

 

REZULTATI NË BASHKITË KU KA PËRFUNDUAR NUMËRIMI

KAMËZ

Rakip Bajram Suli PS, 27856 vota- 60.35 %           

Bilbil Bajraktari PD, 1995 vota- 4.32 %

Arjan Hoxha BF, 16306 vota- 35.33 %

VORË

Blerim Shera PS, 9638 vota- 73.52 %

Indrit Hoxha BF, 3471 vota- 26.48 %

ELBASAN

Gledian Llatja PS, 35061 vota  56.19 %

Luçiano Boçi BF, 27340 vota, 43.81 %

PUSTEC

Pandi Jani BF, 741 vota 35.05 %

Pali Kolefski PS, 1373 vota  64.95 %

KOLONJË

Erion Isai, PS, 3873 vota 64.28 %

Et'hem  Lumani BF, 2152 vota 35.72 %   

LIBRAZHD

Mariglen Disha PS, 10364 vota  74.45 %

Shefki Çota BF, 3557 vota 25.55 %

DROPULL

Thanas Maneka BF, 679 vota 14.87 %

Dhimitraq Toli PS, 3709 vota 81.25 %

Kosta Garo, Thurje, 177 vota 3.88 %

TROPOJË

Besnik Dushaj BF, 4876 vota 48.75 %

Rexhe Byberi PS, 5126 vota 51.25 %          

ROSKOVEC

Erdit Hazizaj BF, 5454 vota, 47.48 %

Majlinda Bufi, PS, 6033 vota, 52.52 %

PEQIN

Mustafa Pashja BF, 4677 vota 42.22 %

Bukurosh Maçi PS,  57.78 %        

PËRMET

Edmond Komino BF, 1178 vota 23.44 %

Alma Hoxha PS, 3847 vota 76.56 %

BULQIZË

Defrim Fiku BF, 5514 vota, 39.73 %

Festime Mjeshtri PS, 8364 vota, 60.27 %

SARANDË

Skënder Muço PD, 669 vota 4.44 %

Ardit Çikuli BF, 5017 vota 33.28 %

Oltion Çaçi PS, 7909 vota 52.46 %

Gjergji Mërkuri, 1480 vota 9.82 %

LUSHNJE

Eriselda Sefa PS, 22402 vota 62.64 %

Eduart Sharka BF, 13362 vota 37.36 %

LIBOHOVË

Leonard Hide PS, 1387 vota 52.64 %

Adil Xhelili BF, 1248 vota 47.36 %

PUKË

Rrok Ndrec Dodaj BF, 3480 vota 58.13 %

Gjon Gjonaj PS, 2507 vota 41.87 %

HAS

Miftar Dauti, 4345 vota 55.98 %

Beqir Mulaj, 3417 vota   44.02 %

MEMALIAJ

Gjolek Guci, 2701 vota 47.25 %

Albert Malaj, 3016 vota 52.75 %

HIMARË

Jorgo Goro BF,    3818 vota 49.88 %

Alfred Beleri PS, 3837 vota 50.12 %

MAT

Skënder Gjuci BF, 4370 vota 33.89 %

Agron Malaj PS, 8525 vota, 66.11 %

BELSH

Arif Tafani PS, 4536 vota 50.23 %

Bedri Qypi BF, 4495 vota 49.77 %

PATOS

Fation Duro PS, 8120 vota 70.50 %          

Pranvera Rizaj PD, 740 vota 6.43 %

Sofije Alushaj, BF, 2657 vota 23.07 %

SKRAPAR

Euglen Mustafallari BF, 2733 vota, 44.16 %

Adriatik Mema PS, 3456 vota 55.84 %

LIBOHOVË

Leonard Hide PS, 1387 vota 52.64 %

Adil Xhelili BF, 1248 vota 47.36 %

KLOS

Valbona Kola PS, 4466 vota 56.07 %

Bedri Hoxha BF, 3499 vota, 43.93 %

KËLCYRË

Klement Ndoni PS, 2018 vota,     49.33 %

Adriatik Spahiu, PS, 137 vota, 3.35 %

Arjan Kasaj, BF 1936 vota 47.32 %

GRAMSH

Hasim Çekrezi BF, 5629 vota 47.33 %

Besion Ajazi PS, 6263 vota, 52.67 %

DELVINË

Ilir Mehmeti, BF, 1781 vota 36.36 %

Besmir Veli PS, 3117 vota 63.64 %

SELENICË

Nertil Bellaj PS, 5074 vota 59.01 %

Leonard Rakipaj BF, 3525 vota 40.99%

TEPELENË

Sokol Guga PD, 346 vota 7.00 %

Tërmet Peçi PS, 4088 vota, 82.67 %

Baftjar Imeri BF, 511 vota, 10.33 %

POLIÇAN

Florian Qama PD, 545 vota 11.44 %

Behar Xhaferaj BF, 461 vota, 9.68 %

Adriatik Zotkaj PS, 3756 vota, 78.87 %

DEVOLL

Eduard Duro PS, 8279 vota 51.15 %

Elvis Hajdërlli BF, 7827 vota 48.36 %

Çlirim Hoxha (Pavarur), 80 vota, 0.49 %

KORÇË

Ledina Alolli, 13631 vota 39.37 %

Sotiraq Filo, 20996 vota 60.63 %

CËRRIK

Servet Duzha BF, 3416 vota 28.80 %

Andis Salla PS, 8444 vota  71.20 %

KONISPOL

Ergest Ladimir Dule, PS, 2386 vota 54.67 %

Fatmir Sali Shero BF, 1978 vota 45.33 %

PRRENJAS

Nuri Belba PS, 6583 vota 62.65 %

Suzana Topi BF   3925 vota 37.35 %

VAU I DEJËS
Klomentina Drini PD, 847 vota 6.02 %
Kristian Shkreli PS 7823 vota 55.62 %
Zef Hila BF, 5396 vota 38.36 %

VLORË
Hysni Sharra BF, 11787 vota 29.45 %
Ermal Dredha PS, 28243 vota 70.55 %

LEZHË
Pjerin Ndreu PS, 18021 vota 52.75 %
Pashk Gjoni BF, 16140 vota 47.25 %

DIBËR
Ismail Uka, BF, 6432 vota 27.11 %
Naim Gazidede PD, 1236 vota 5.21 %
Rahim Spahiu PS, 16061vota 67.69 %

MALIQ
Alfred Gega BF, 6875 vota 33.62 %
Gezim Topçiu PS, 13574 vota 66.38 %

BERAT
Zija Ismaili BF, 10394 vota 38.53 %
Ervin Demo PS, 16580 vota 61.47 %

DIMAL

Gentian Meçi BF, 1475 vota 12.99 %

Dritan Sula PD, 4105 vota, 36.15 %

Juliana Memaj, PS, 5774 vota  50.85 %

DIVJAKE

Josif Vangjel Gorrea PS, 9060 vota 57.80 %

Aurel Jemin Malko, 6614 vota 42.20 %

SHKODËR

Benet Beci PS, 34302 vota 60.20 %

Bardh Spahia, BF, 22678 39.80 %

Agron Kapllanaj, PD, 5450 vota 45.90 %

MALLAKASTER

Qerim Ismailaj i PS: 5967 vota 45.90 %

Agron Kapllanaj i PD: 5600 vota 48.42 %

Resmi Shanaj i “Bashkë Fitojmë”: 724 vota 5.68 %

DURRËS

Emirana Sako PS, afro 48 mijë vota

Igli Cara BF, afro 38 mijë vota

GJIROKASTËR

Dorjan Lani BF, 4595 vota  29.48 %

Flamur Golemi PS, 10990 vota  70.52 %

numeirmi

Lini një Përgjigje