
Ka përfunduar numërimi i votave në Bashkinë e Roskovecit.
Në bazë të rezultateve, fituese është shpallur Majlinda Bufi kryebashkiakja aktuale. Pas numërimit të 39 kutive, Bufi ka fituar me një diferencë prej 579 votash me kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” Erdit Harizaj.
Kështu, Majlinda Bufi mori 53.2% të votave ndërsa Erdit Harizaj ka marrë 46.8% të votave.
Lini një Përgjigje