TAGS-AT E JAVËS

Politike15 Maj 2023, 08:03

Vendoret/ Koalicioni Berisha-Meta merr Libohovën dhe Memaliajn, me diferencë të ngushtë votash

Shkruar nga Pamfleti
Vendoret/ Koalicioni Berisha-Meta merr Libohovën dhe Memaliajn, me

Në Libohovë dhe Memaliaj ka përfunduar votimi, ku me diferencë të ngushtë votash, ka mundur të fitojë koalicioni “Bashkë Fitojmë”.

Në Libohovë kandidati Adil Xhelili i “Bashkë Fitojmë” ka kryesuar me 1401 vota. Ndërsa kandidati i Partisë Socialiste Leonard Hide mundi të sigurojë 1234 vota nga të gjithë kutitë e numëruara, me 167 vota më pak.

Edhe në Memaliaj ka përfunduar procesi dhe fitues është shpallur Albert Malaj i koalicionit “Bashkë Fitojmë”. Malaj është shpallur fitues me 2580 vota.

Drejtuesi aktual i bashkisë, Gjolek Guci i Partisë Socialiste nuk mundi të fitojë sërish mandatin duke marrë me diferencë të ngushtë 2368 vota, me 212 vota më pak.

Gjuci ka siguruar 47.75% të votave ndërsa Malaj 52.25%.

vendoret/

Lini një Përgjigje