
Procesi i numërimit vijon edhe në Shkodër, ku nga 247 kuti në total, deri më tani janë numëruar 117 prej tyre.
Sipas rezultateve paraprake nga KQZ, kandidati i PS, Benet Beci ka marrë deri më tani 156368 vota, ose 60%.
Sakaq kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Bardh Spahia ka marrë 10455 vota ose 40 %. Benet Beci ka thelluar diferencën me Bardh Spahinë, me rreth 5000 vota plus.
Bardh Spahia ka pësuar disfatë të thellë edhe në lagjen e tij, ku Benet Beci ka arritur të marrë 204 vota dhe kandidati i Bashkë fitojmë vetëm 119 vota.

Lini një Përgjigje