TAGS-AT E JAVËS

Politike15 Maj 2023, 07:29

PS udhëheq bindshëm në Qarkun e Vlorës, diferencë e ngushtë në Himarë mes Goros dhe Belerit

Shkruar nga Pamfleti

PS udhëheq bindshëm në Qarkun e Vlorës, diferencë e

Në Bashkinë e Vlorës janë hapur 128 kuti dhe kandidati socialist Ermal Dredha kryeson me një përqindje mbi 70.83% përballë rivalit të tij të koalicionit “Bashkë Fitojmë” Hysni Sharra, i cili ka marrë vetëm 29.17%.

Në Bashkinë Himarë e cila është në qendër të vëmendjes pas arrestimit të kandidatit Fredi Beleri, kanë mbetur edhe 10 kutitë e fundit për t’u numëruar. Kur janë numëruar 26 nga 36 kuti në total, Jorgo Goro i PS është në avantazh me 2954 vota ndërsa rivali i tij Fredi Beleri i cili është në burg e ndjek me 2060 vota. Diferenca mes tyre është e ngushtë me vetëm 348 vota.

Në Selenicë janë numëruar kutitë dhe kryeson me 5200 vota socialisti Nertil Bellaj ndërkohë që rivali i tij i “BF” Leonard Rakipaj merr vetëm 3500 vota.

Në Bashkinë Sarandë janë 4 kandidatë. Deri tani janë numëruar 24 nga 52 kuti dhe kryeson Oltion Çaçi i PS me 49.51%. I dyti është Ardit Çikuli i “BF” me 35.09%. Ndërsa kandidatët e tjerë janë respektivisht i pavaruri Gjergji Mërkuri me  11.47% dhe kandidati i PD me 3.93%.

Në Bashkinë Finiq janë numëruar 32 nga 50 kuti dhe kjo është e vetmja bashki ku deri më tani kryeson një kandidat i një force tjetër politike përveç PS dhe BF. Romeo Çakuli i partisë minoritare MEGA me 41.18% është i pari, i ndjekur nga kandidati i BF Leonidha Hristo me 29,48%. Ndërsa kandidati i Partisë Demokratike Leonidha Papa merr 29.355% të votave. 

Në Bashkinë Delvinë janë numëruar 21 nga 22 kuti dhe kandidati i mazhorancës Besmir Veli është zyrtarisht fitues me 62.61%, përballë kandidatit të “BF” Ilir Mehmeti me 37.39%.

Në Bashkinë Konispol kryeson kandidati i PS Erges Dule me 52.70%, i cili mund kështu kandidatin e Bashkë Fitojmë Fatmir Shero me 47.30%.

ps qarku vlore himare

Lini një Përgjigje