
Në Shijak është ndërprerë numërimi, pasi kanë kërkuar të bëjnë pushim numëruesit. Janë numëruar 36 kuti nga 54 që ka bashkia Shijak. Në avantazh me diferencë votash është Elton Arbana i PS-së.
6156 vota ka marrë deri tani Elton Arbana, kurse Rezeart Tusha 2671 vota.
Në Bashkinë e Durrës është pasqyruar rezultati i 99 kutive nga 342 gjithsej. Kandidatja socialiste Emirjana Sako kryeson me 56.1% të votave përkundrejt 43 % të votave të rivalit të saj Igli Cara, kandidat i ‘Bashkë Fitojmë’.
Në Bashkinë e Krujës ku garojnë socialisti Artur Bushi dhe kandidati i Bashkë Fitojmë Agron Loka janë numëruar deri tani 21 kuti nga 92 që janë gjithsej. Bushi i PS kryeson bindshëm me 63% ndërsa Loka me 37%.
Lini një Përgjigje