TAGS-AT E JAVËS

Politike15 Maj 2023, 09:18

Garë e ngushtë në Himarë, shifrat nga terreni flasin për kalim në avantazh të Jorgo Goros

Shkruar nga Pamfleti

Garë e ngushtë në Himarë, shifrat nga terreni flasin

Vijon procesi i numërimit edhe në Himarë, ku nga 36 kuti në total, deri më tani janë numëruar 22.

Sipas rezultateve paraprake nga KQZ, kandidati i PS, Jorgo Goro, ka marrë deri më tani 2289 vota, ose 49.3%.

Sakaq, kandidati i koalicionit BF, Fredi Beleri ka marrë 2230 vota ose 50.7% ndërsa kujtojmë se ky i fundit pret rezultatin nga qelia pasi u arrestua nën akuzën e shit-blerjes së votës.

Por shifrat nga terreni, tregojnë për një avantazh me 40 vota nga kandidati Jorgo Goro, i cili thuhet se ka siguruar 3353 vota, ndërsa Beleri 3313. Ndërkohë, në një qendër numërimi ka pasur konflikte mes numëruesve. Mësohet se kanë ngelur 4 kuti të fundit, të cilat do të vendosin se cili do të jetë kryebashkiaku i ri për 4 vitet e ardhshme në Himarë.

goro ps

Lini një Përgjigje