Gjykata e Posaçme ka liruar sot nga qelia ish-deputetin e PS, Jurgis Çyrbja.
Është liruar nga burgu ish-deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja.
Çyrbja ka përfunduar vuajtjen e dënimit të dhënë nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) dhe është lënë i lirë. Ai ka shlyer dënimin e tij me dy vite burg.
Kujtojmë se një ditë më parë, Gjykata e Posaçme e Apelit rrëzoi një kërkesë për liri të tij, në limite të shlyerjes së dënimit.
Çyrbja iu drejtua shkallës së dytë, aty ku ndodhet edhe dosja, pasi kishte ankimuar dënimin për të shuar masën e sigurisë “Arrest në burg”. Por treshja e gjyqtarëve konstatoi se dy vitet, duke përllogaritur paraburgimin, mbusheshin sot. Për këtë arsye, në pritje të plotësimit të afatit, kërkesa iu rrëzua.
Ish-deputeti socialist u shpall fajtor në nëntor të 2025 nga Gjykata e Posaçme për akuzat e korrupsionit në zgjedhje, tregimit të sekretit shtetëror dhe përkrahjes së autorit të krimit.
SPAK nisi hetimet pas zbardhjes së komunikimeve në aplikacionin Sky, ku u gjetën biseda të ish-deputetit me persona të tjerë të skeduar nga policia, për të cilët hetuesit thonë se informoheshin nga ai për operacionet policore, e nga ana tjetër, i ofronin mbështetje dhe vota në zgjedhjet parlamentare. Çyrbja ka mohuar akuzat dhe kërkon pafajësi në Gjykatën e Posaçme të Apelit.
Çyrbja u dënua nga GJKKO me 3 vite burgim, ndërsa pas përfitimit nga gjykimi i shkurtuar, dënimi i tij u reduktua në 2 vite burg.
Ish-deputeti socialist Jurgis Çyrbja, u arrestua me urdhër të SPAK mbrëmjen e 20 tetorit 2024. Bashkë me të u arrestua edhe kunati i tij, Ahmet Masha.
SPAK përfundoi hetimet më 15 korrik 2025 dhe dërgoi për gjykim Jurgis Çyrbjan, Ahmet Mashën dhe Altin Hajrin. Altin Hajri u dënua me 3 vjet burg, ndërsa Ahmet Masha u dënua me 2.6 vjet burg.
Tre të pandehurit akuzohen për rrjedhje informacioni sekret dhe korrupsion në zgjedhje. Ish-deputeti sipas hetimit ka strehuar Altin Hajrin dhe e ka ndihmuar me informacione për goditjet e Policisë. Hajri rezulton i shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Sipas hetimit, ka rezultuar e provuar se Jurgis Çyrbja, Altin Hajri dhe Ahmet Masha kanë koordinuar aktivitete të ndryshme kriminale përmes komunikimeve në “Sky ECC” dhe “Matrix”.
Janë faktuar 8 episode gjatë periudhës 1 Maj 2020 deri më 8 Mars 2021. Të akuzuarit janë vënë në dijeni të të dhënave në sistemin “TIMS”, mbi një person të shpallur në kërkim, si edhe të disa informacioneve sekrete të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
He ta lumsha, kjo eshte drejtesi e posaçme. Te denon 3 vjet per nxjerrje te sekretit shtetëror ke bandat kriminale! Jo or jo keta nuk duan qe te behet Shqipëria!
Eh s'gjen derman ky vend, keta vjedhin sa te duan, bejne sikur shkojn ne burd, prokuroria bene sikur i heton dhe gjykata sikur i denon per shperdorim te detyre, fusin edhe gjykimin e shkurtuar dhe pas 14 muajesh ky hajdut del nga burgu dhe administron dhe gezon milionat e vjedhura, gjakun e popullit. Pas pes vitesh ka prape te drejte te hyje ne politike. Kjo eshte nje tallje dhe poshterim i popullit nga qeveria qe ai vete zgjedh gjoja me vota, kjo s'eshte demokraci, por klane hajdutesh qe vjedh vendin e tij.