TAGS-AT E JAVËS

Politike21 Shkurt 2026, 07:22

Berisha del nga spitali i Traumës: Policët kriminelë me uniformë, kanë gjuajtur si kafshë

Shkruar nga Pamfleti
Berisha del nga spitali i Traumës: Policët kriminelë me
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur për mediat pas daljes nga Spitali i Traumës, ku ka vizituar dy protestues të lënduar. Ai theksoi se një 18 vjeçar është tërhequr zvarrë nga efektivët e Policisë.

“Dy të rinj janë me kontuzion trunor, për shkak se njëri prej tyre, 18 vjeçar e kanë gjuajtur si kafshë me këpucë në kokë, me shkelm, për asnjë lloj motivi, veçse për ta marrë me forcë në makinën e tyre, tek po largohej nga protesta.

Është në gjendje kontuzioni, me një hematomë serioze. Mjekët po bëjnë përpjekjet dhe po e kontrollojnë. Do ti bëjnë skaner, për të parë shkallën e dëmtimit, nëse është vetëm në inde të buta apo dhe kocka. Por sidoqoftë është me kontuzion trunor.

Kurse tjetri, e patë, e filmuat është një protestues që qëllohet me snajper nga mbrapa kokës në mes të rrugës dhe bie pa ndjenja. Një kriminel me uniformë, gazin nuk do që ta hedhë në rrugë, por do të ja gjuajë në kokë. Siç ka bërë njëlloj me këtë dhe këtij i kanë krijuar, nga rrëzimi dhe goditja, është me një kontuzion serioz cerebral. Trunor dhe ky.

Të njëjtën gjë, duke gjuajtur me snajper, me bombola, kanë qëlluar Luçiano Boçin, të cilit i ka rënë në trup bombola direkt nga arma me të cilën hidhet dhe e ka kapur për ta larguar dhe i ka djegur gishtat e njërës dorë, djegie më shumë se të shkallës së dytë”, tha kryedemokrati, duke shtuar se dënon qëndrimin kriminal të Policisë ndaj protestuesve paqësorë.

Policët i quajti “rrugeçër” që do të përballen me pasoja serioze.

 

berisha del nga spitali i traumës policë rrugeçër

Lini një Përgjigje