TAGS-AT E JAVËS

Politike21 Shkurt 2026, 07:14

"Preve në besë miqtë dhe ike", Flutura Açka mesazh të fortë Bardhit: E ke hak Zegjinenë, se me mua u solle si fashist!

Shkruar nga Pamfleti
"Preve në besë miqtë dhe ike", Flutura Açka
Flutura Açka mesazh Bardhit

Shkrimtarja dhe ish-deputetja Flutura Açka ka bërë një reagim të fortë për ish-kolegun Gazment Bardhi, pas përplasjes që ky i fundit ka pasur këtë javë në Kuvend me deputeten socialiste Zegjine Caushi.

Sipas saj, Gaz Bardhi e ka hak këtë nivel debati.

“Kujtoj egërsinë ndaj meje dhe sjelljen tipike fashiste, deri në përjashtimin pa një njoftim a një SMS nga drejtimi i KPEMIP-ë, në formēn më brutale të mundshme é në bashkëpunim të plotë me Lindita Nikollën e PS-së.

Bretk në mes të bretkosave tani! Zegjinenë e ke hak, miku im, se u epe, u dhe, iu dorëzove bretkosave dhe zhabëve: Amnistia Penale, Kodi Zghedhor 27 korrik 2024, Avokati i Popullit, Butrinti, Paketa e Maleve. Ka shumë! Pa le, marshimi triumfator – pasi i preve në besë miqtë e skalionit reformator të PD-së, drejt Rithemelimit”, shkruan Flutura Açka.

Ish-deputetja demokrate i thotë Gazment Bardhit se nëse ai nuk “do të ishte epur”, sot Shqipëria do të kishte një Parlament zotërinjsh, jo Zegjine që “të layrisë” me padijen e saj. Sipas Flutura Açkës, kështu shkon kjo punë: Më thuaj me kë rri, të të them kush je!

“Tani as Zegjineja nuk indinjon  denjon  të kursehet pak me të latyrisë me padijen e saj. Kujtoj kujdesin reciprok në fjalë që kishim më 2021, dhe kam keqardhje pêr katandisjen e Grupit Parlamentar!

Nuk thotë kot populli: Më mirë rrihu me një të mençur, vëlla, se të puthesh me një budalla!

Këto që po i shkruaj, i kam me humor, se nuk ma ndien fare për Parlamentin, dhe jam e bindur se në nivelin që e keni katandisur ju politikën shqiptare, nuk është më asgjë më tepër, se një kartabythje e shoqërisë shqiptare”, përmbyll ajo.

flutura açka mesazh bardhit e ke hak zegjinenë

3 Komente

  1. M
    Mario gorica

    Më se e vërtet erdhi në fier për zgjedhet e 11 mait dhe iku me një humbje të thellë pa pikë turpi

    1. D
      Dr. In. Petraq Koka

      Respekte max znj Flutura Haçka, nje nga mendjet e ndritura te ketij vendi!

      1. L
        Lulja

        Te lumte pena e mendja o Flutura Acka. Me kaq pak rreshta ja ke thene te gjitha pislleqet e Gazmend Bardhit qe e kishte steken vetem per nje karrike parlamenti se tjeter zanat nuk di ai. Dhe kaq sa u be ne saj te Lulzim Bashes qe ju thafte dora der ne rreze qe e promovoje kete maskara burre, pis burre dhe ordiner. Aman pi cpret nga nje arrigant dhe budalla.

        Lini një Përgjigje