
Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ka marrë mjekim në spital pas përplasjeve të regjistruara gjatë protestës së sotme të opozitës. Në një lidhje të drejtpërdrejtë për "News 24", ai deklaroi se ka pësuar djegie në tre gishta, djegie të shkallës së dytë.
“M’u dogjën tre gishtat. Sapo kam dalë nga mjekimi dhe jam te urgjenca”, u shpreh Boçi, duke shtuar se gjendja e tij është nën kontroll.
Ai tha se shqetësimi i tij kryesor lidhet me një të ri që, sipas tij, është plagosur gjatë ndërhyrjes së policisë.
“Nuk jam i shqetësuar për gjendjen time më shumë se jam për gjendjen e një të riu që është goditur pas koke nga bombat e gazit lotsjellës. E shoqërova dhe atë në spital. Tani urgjenca e ka çuar te Trauma. Kishte gjakderdhje nga hundët, humbje të shikimit. Do shkoj dhe do interesohem për lëvizjen e të riut", deklaroi deputeti demokrat.
Deputeti Boçi akuzoi Policinë e Shtetit për sjellje arrogante ndaj protestuesve gjatë tubimit.
Sa mirë t'u bë po të bëhesh Salush kërma ashtu të digjej komplet të shpëtonte kombi