TAGS-AT E JAVËS

Politike25 Janar 2025, 12:16

Ndarja nga jeta e Kryepeshkopit Janullatos, Rama: Ngushëllime të gjithë besimtarëve ortodoksë

Shkruar nga Pamfleti

Ndarja nga jeta e Kryepeshkopit Janullatos, Rama: Ngushëllime të

Kryeministri Edi Rama është sot i pranishëm në aktivitetin për 95-vjetorin e vendosjes së Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve në Shqipëri.

Kryeministri Edi Rama ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Kryepeshkopit Anastas Janullatos.

Rama i ka shprehur ngushëllimet e tij të gjithë besimtraëve ortodoksë. 

"I bashkohem shprehjes së keqardhjes për ndarjen nga jeta të kryepeshkopit Janullatos dhe duke uruar që të prehet në paqe i përcjell ngushëllimet e mia të gjithë bashkëpunëtorëve të tij dhe anëtarëve të komuniteti të besimtarëve ortodoksë”, tha Rama në një aktivitet për 95-vjetorin e vendosjes së Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve në Shqipëri", tha Rama.

Kryepeshkopi Anastas Janullatos u nda nga jeta mëngjesin e kësaj të shtune, pas disa javësh i shtruar në një spital në Athinë. Pavarësisht ndërhyrjes nga mjekët, Kryepeshkoi nuk ia ka dalë.

Anastas Janullatos, lindi më 4 nëntor të vitit 1929 në Pire të Greqisë. Që në vitet e para të jetës ai nisi të angazhohej në kishe edhe pse kishte prirje për lëndët shkencore, kryesisht në matematike. Ndërsa me fillimin e luftës së dytë botërore, duke parë shkatërrim dhe vuajtje të njerëzve ai vendosi ti përkushtohej fesë, si një formë për tu ardhur në ndihmë atyre.

 

Lini një Përgjigje