TAGS-AT E JAVËS

Politike25 Janar 2025, 11:09

Ndarja nga jeta e Janullatos, kreu i KMSH: Humbje e madhe për komunitetin ortodoks të Shqipërisë

Shkruar nga Pamfleti

Ndarja nga jeta e Janullatos, kreu i KMSH: Humbje e madhe për komunitetin

Kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të kryepeshkopit Anastas Janullatos.

Në një reagim në rrjetet sociale, ai shkruan se ndarja nga jeta e Janullatos është një humbje e madhe për komunitetin ortodoks të Shqipërisë dhe bashkëpunëtorët e tij të afërt ndër vite.

“Të dashur besimtarë të krishterë të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë

Me lejoni që në emrin tim dhe Komunitetit Mysliman të Shqipërisë t’ju shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për ndarjen nga jeta të Kryepeshkopit të Tiranës, Durrësit dhe Gjithë Shqipërisë, Anastas Janullatos.

Ndarja nga jeta e Hirësisë së tij është një humbje e madhe për komunitetin ortodoks të Shqipërisë dhe bashkëpunëtorët e tij të afërt ndër vite.

U prehtë në paqe hirësia e tij, Anastas Janullatos!”, shkruan Bujar Spahiu.

Lini një Përgjigje