TAGS-AT E JAVËS

Politike25 Janar 2025, 11:40

Jep dorëheqjen kreu i PD në Elbasan, Blendi Himçi: Do të kandidoj në Primare!

Shkruar nga Pamfleti

Jep dorëheqjen kreu i PD në Elbasan, Blendi Himçi: Do të

Blendi Himçi ka dhënë dorëheqjen si kreu i Partisë Demokratike Elbasan.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Himçi në një postim në rrjetin social Facebook, i cili theksoi se një hap i tillë është ndërmarrë pasi posti bie ndesh me kandidimin në procesin e Primareve.

Ai shkruan se vlerëson procesin e Primareve si një mundësi për t’u bërë pjesë e listës së kandidatëve për deputet të Partisë Demokratike në zgjedhjet e 11 Majit 2025.

“Mendoj se ka ardhur koha të hedh një hap tjetër. Ju e dini se bazuar në udhëzimin e kryesisë së PDSH-së, funksioni i Kryetarit të degës bie ndesh me procesin e Primareve dhe për këtë arsye, me përulësi njoftoj dorëheqjen time si Kryetar i Partisë Demokratike Dega Elbasan. Parimet e mia janë të forta, ndaj e vlerësoj procesin e Primareve si një mundësi për të marrë votëbesimin tuaj për listën e kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike për zgjedhjet e 11 Majit 2025, për të cilën nuk mund ta realizoj pa mbështetjen tuaj!”, shkruan Himçi.

Blendi Himçi u zgjodh si kryetar i degës së Partisë Demokratike në Elbasan, nga procesi i zgjedhjeve në strukturat e PD-së që iniciua nga Grupi i Rithemelimit të Sali Berishës. 765 anëtarë votuan pro për Himçin. 

Lini një Përgjigje