TAGS-AT E JAVËS

Politike25 Janar 2025, 15:29

Ndarja nga jeta e Kryepeshkopit, Berisha: Dielli perëndoi përgjithmonë për Fortlumturinë e tij

Shkruar nga Pamfleti

Ndarja nga jeta e Kryepeshkopit, Berisha: Dielli perëndoi

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të Kryepeshkopit të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Anastas Janullatos.

Berisha shprehet se kontributi i tij për ringjalljen e Kishës Autoqefale të Shqipërisë, është i pavdekshëm.

“Dielli perëndoi përgjithmonë për Fortlumturinë e tij, Kryepeshkopin e Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Anastasios Janullatos.

Sot, me nderim dhe respekt të veçantë, shpreh vlerësimin tim më të madh për kontributin e pavdekshëm të Fortlumturisë së tij në ringjalljen nga shkrumbi i diktaturës komuniste të Kishës Autoqefale të Shqipërisë.

Unë gjithashtu shpreh ngushëllimet e mia më të ndjera familjes, Kishës Ortodokse Autoqefale dhe mbarë ortodoksëve të Shqipërisë dhe i lutem Zotit, së bashku me ta, që shpirti i ndritur i këtij shërbëtori të pakursyer të Kishës dhe Zotit të gjejë paqen e amshuar”, shkruan Berisha.

Lini një Përgjigje