
Në Partinë Demokratike pas vendimit nga Apeli janë intensifikuar sulmet por edhe thirrjet për armëpushim dhe bashkim.
Këtë herë ka qenë deputeti Dashnor Sula, i cili tha se të dyja palët në PD do të duhet të vendosin sa më parë që të dalin me një kandidatet për 14 maj, sepse ndryshe zgjedhjet janë të humbura.
Ai shtoi se kjo situatë është një çmenduri dhe se bashkimi po bëhet më i vështirë për shkak të interesave individuale.
“Të dyja palët janë të humbura dhe ky vendim gjykate të vlente si pikë kthese në sjelljen e të dyjave palëve. Kjo është tragjike për të gjithë shoqërinë shqiptare. Nëse vazhdohet kështu e njëjta situatë do të përsëritet në pushtetin lokal. Ne duhet të dalim me kandidatë të përbashkët dhe të pranohen të gjithë kandidatët e ‘Primareve’. Por nuk po ndodh që të ketë reflektim. Unë shpresoj që të reflektojnë të dyja palët se ndryshe nuk bëhet. Nëse ne nuk duam të fitojnë demokratët mund të vazhdojmë kështu. Duhet bërë armëpushim deri më 14 maj pastaj la ta hanë vulën të dyja palët se na çmenden. Të gjithë demokratët janë të shqetësuar. Njerëzit mendojnë se kjo është çmenduri. Bashkimi bëhet i vështirë kur palët e shikojnë të gjithë çështjen për përfitime individuale politike", tha Dashnor Sula për “Report Tv”,
Lini një Përgjigje