TAGS-AT E JAVËS

Politike 7 Mars 2023, 14:04

Scholz “dush të ftohtë” Ramës në Berlin, i preu çdo iluzion për “Ballkanin e Hapur”

Shkruar nga Pamfleti

Scholz  “dush të ftohtë” Ramës në Berlin, i

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka reaguar pas takimit të kryeministrit Edi Rama dhe kancelarin gjerman Olaf Scholz në Berlin.

Shehu thotë se kancelari ‘Scholz i preu me sëpatë çdo iluzion që Rama kishte për Ballkanin e Hapur’, teksa ka shtuar se ‘kryeministri mori një dush të ftohtë shumë dimensional në Berlin’.

"Scholz i pret Ramës me “sopatë” çdo iluzion per “Ballkanin e hapur”.

I jep dhe një leksion për “levizjen e lirë”, përfshi për të diplomuarit në mjekësi!

Çështje që ai vetë e hapi në Berlin, duke kujtuar se ishte “Kongresin e Shëndetësisë”!

Rama merr kështu një “dush” të ftohtë shumë dimensional sot në Berlin!

E rëndesishme kjo mbas deklaratave të tij në Mal të Zi për “Ballkanin e Hapur”.

Ajo që do të ndodhte në Berlin u “lexua” që nga njoftimi zyrtar gjerman ditë më parë.

Të falenderojmë Gjermaninë, kancelarin, për këtë rol që po luan në tërheqjen e Rajonit drejt BE nëpërmjet projekteve europiane si “Procesi i Berlinit”, për Samitin e programuar në Tetor në Tirane!.

Për bllokimin e projekteve serbe si ai i “Ballkanit të hapur”, ashtu si bëri dhe Merkel kohë më parë ndaj tentativave për “shkëmbimin e territoreve”!

Fatmirësisht tashmë “Ballkani i hapur”, një projekt i Vuçiç, kundër interesave të Shqipërisë, Kosovës, shqiptarëve e Rajonit, ka “vdekur”!

Kjo u deklarua edhe sot ne Berlin në prezencë të Ramës, që i ju “ndalua” t’i përmendi edhe emrin aty.

Sepse Rajoni ynë ka nevojë për projekte bashkëpunimi si të barabartë të të 6 vendeve tona, që të shtyjnë në rrugën e integrimit.

Të tilla projekte duhet të kenë Brukselin si drejtues e garant, qoftë dhe financiar.

Procesi i Berlinit i përmbush këto rekuizite.

Ndërsa “Ballkani i hapur” përmban vetëm hegjemoninë ekonomike e politike serbe, me Kosovën në “hije”, lidhjet me Rusinë…

Se sa për anën finaciare, ai i çon ato në Beograd, qoftë dhe me politkat e tarifave doganore!", shkruan Shehu.

rama scholz

Lini një Përgjigje