
Një ndër pikat e diskutimit mes Kryeministrit Edi Rama dhe kancelarit gjerman Olaf Scholz është edhe largimi i mjekëve shqiptarë drejt Gjermanisë.
Në konferencën për media, Rama u shpreh se këtë çështje e ka diskutuar me homologun e tij për të gjetur një zgjidhje që Shqipëria të balancojë atë që humbet pas largimit të mjekëve në sistemin shëndetësor.
“E kemi diskutuar këtë çështje. Ne nuk mund t’i kërkojmë as Gjermanisë apo BE, as Britanisë që të ndalojë lëvizjen e lirë të kapitalit njerëzor dhe të atyre që duan të sprovojnë veten në fushën e profesionit të tyre apo tregjet e Gjermanisë. Nga ana tjetër kemi diskutuar me kancelarin se si duhet të gjejmë mënyra e mekanizma që Shqipëria të mos jetë financues i drejtpërdrejte i sistemit shëndetësor gjerman. Studentët e mjekësisë paguajnë 1/16 e kostos dhe tjetrën e paguan qeveria. Kjo është në një kohë kur të gjitha vendet kanë nevojë për forcë të kualifikuar dhe të pakualifikuar pune. Duhet të gjejmë një rrugë europiane pasi vende si Shqipëria humbasin”- tha kryeministri Edi Rama.
Ndërsa kancelari gjerman u shpreh se lëvizja e lirë e qytetarëve tashmë një është më një sfidë dhe se Gjermania është në nevojë të madhe për forcë punëtore.
“Kjo është sfidë e madhe. Lëvizja e lirë i ka dhënë shumë qytetarëve dhe ndjesinë se s’mund të shkosh vetëm si turist por mund t’i hipësh trenit apo avionit dhe të punosh ku ke dëshirë. Më parë ishte sfidë e madhe, sot nuk është më situatë e tillë por me këtë liri sot ka edhe sfida, ndaj vendi ynë është përgjegjës që nevojën e madhe për forcë punëtore të mos e mbulojë vetëm nga BE”- tha kancelari Scholz.
Lini një Përgjigje