TAGS-AT E JAVËS

Politike 7 Mars 2023, 12:43

Samiti i Procesit të Berlinit mbahet më 16 tetor në Tiranë, Scholz "tre porosi" qeverisë Rama për integrimin

Shkruar nga Pamfleti
Samiti i Procesit të Berlinit mbahet më 16 tetor në Tiranë,
Kancalari i Gjermanisë Olaf Scholtz dhe kryeministri Edi Rama

Kancalari i Gjermanisë Olaf Scholtz në takimin me kryeminsitrin Edi Rama ka njoftuar se Samiti i Procesit të Berlinit do të mbahet në Tiranë me 16 Tetor.

“Përgatitjet për këtë kanë përparuar. Më 16 Tetor samiti do të zhvillohet. Samiti i Procesit të Berlinit për herë të parë në historinë thuajse 10-vjeçare të Procesit do të zhvillohet në kryeqytetin e një shteti të Ballkanit Perëndimor. Procesi i Berlinit ka treguar prej vitit 2014 se çfarë potenciali ndodhet në bashkëpunimin gjithëpërfshirës të 6 shteteve të Ballkanit Perëndimor. Në takimin e fundit në Nëntor pjesëmarrësit nënshkruan tre marrëveshje të rëndësishme për krijimin e tregut të përbashkët rajonal. Shqipëria priu me shembull të mirë dhe në Janar ishte vendi i parë i rajonit që i ratifikoi të treja marrëveshjet. Ky është një model i mirë për rajonin dhe përparim i rëndësishëm sepse në një treg të përbashkët në rajon garantohen 4 liritë bazë”, tha Scholz.

Kancelari gjerman Scholz ka folur gjithashtu edhe për integrimin e Shqipërisë në BE, ku tha se ka përparim për vendin tonë.

Kancleari gjerman gjithashtu i ka lënë tre prorsi qeverisë për integrimin në BE.

Ai theksoi se në rrugën drejt BE është e rëndësishme të respektohet sundimi i ligjit, media e lirë dhe pavarur, forcimi i sigurisë dhe marrëdhëniet e mira bilaterale.

“Integrimi i shpejtë ka rëndësi strategjike. Dëshirojmë ti mirëpresim sa më parë si anëtarë ndaj përparimet e Shqipërisë janë sinjal shumë i mirë. Thelbi i negociatave mbetet sundimi i i ligjit ndaj anëtarë të rrjeteve kriminale janë paditur e dënuar.

Kemi nevojë për një mjedis ekonomik me siguri juridike dhe transparent. Për luftën në Ukrainë, ne duhet të angazhohemi ndaj dua ta falenderoj Shqipërinë që merr përsipër si anëtar jo i përhershëm i Këshillit të Sigurimit të OKB, i mbështet vendimet e politikës së BE. Qeveria të mbetet partner i besueshëm drejt BE.”, tha Scholz.

Vizita në Berlin e Ramës po zhvillohet në kuadër të rolit pritës të Shqipërisë në Procesin e Berlinit për Ballkanin Perëndimor, rol të cilin Kryeministri Rama e mori në Samitin e Procesit të Berlinit më 3 Nëntor 2022.

Kryeministri Rama do të takohet ndër të tjera me përfaqësues të lartë të biznesit gjerman, ndërsa do të vizitojë edhe Panairin Ndërkombëtar të Turizmit, i cili çdo vit mirëpret rreth 10 000 ekspozues nga më shumë se 180 vende dhe rajone, mes të cilave do të jetë edhe stenda shqiptare.

Rama në këtë vizitë në Gjermani shoqërohet nga ministret Mirela Kumbaro, Frida Krifca dhe kryenegociatorja Majlinda Dhuka.

Lini një Përgjigje