Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg këtë të martë ka pritur në një takim në Bruksel, presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj.
Në një konferencë të përbashkët për shtyp, Stoltenberg tha se Shqipëria është një aleat i vyer, me një historik të gjatë për mbështetjen e aleatëve dhe partnerëve të NATO-s.
“Shqipëria luan një rol të rëndësishëm për stabilitetin dhe bashkëpunimin në Ballkanin Perëndimor një rajon me rëndësi strategjike për NATO-n”, tha Stoltenberg.
Stoltenberg tha po ashtu se aleanca është krah Shqipërisë, ndërsa me presidentin Begaj u shpreh se kishte folur edhe për investimin në bazën e Kuçovës.
“Edhe NATO nga ana e vet është e angazhuar ndaj Shqipërisë. Aleatët ishin pranë jush pas sulmeve kibernetik e të vitit të shkuar dhe ekspertët e NATO-s ofruan mbështetjen urgjente. Ne po investojmë gjithashtu në bazën ajrore të Kuçovës që do të rrisë sigurisë tuaj ajrore.", tha ai.
Stoltenberg gjithashtu garantoi se NATO është e pranishme dhe e merr shumë seriozisht sigurinë e Kosovës.
Ai apeloi se të dy vendet Kosova dhe Serbia duhet të bëjnë përpjekje maksimale për marrëveshje në dialogun mes tyre.
“Aleanca e NATO ka qenë prezente në Kosovë prej shumë vitesh. Aleatët janë të angazhuar që të vazhdojnë të kontribuojnë vijimësinë e pranisë në Kosovë. Ne punojmë gjithashtu me Bashkimin Evropian në Kosovë. Ne vlerësojmë gjithashtu edhe diskutimet e zhvilluara gjitha me ndërmjetësimin e BE-së mes Serbisë dhe Kosovës. Ne mendojmë se kjo është rruga e vetme për stabilitetin në Kosovë. Kemi një mundësi historike që mund të jetë më shumë rëndësishme për të gjithë rajonin. Palët të tregojnë fleksibilitetit dhe gatishmëri për të gjetur një zgjidhje përfundimtare. Pra, NATO është e pranishme në Kosovë dhe ne e marrim shumë seriozisht situatën aty”, tha Stoltenberg,
Lini një Përgjigje