TAGS-AT E JAVËS

Politike 7 Mars 2023, 17:53

Alibeaj i vë “kufirin te thana” Saliut: PD nuk do përdoret më për interesa personale!

Shkruar nga Pamfleti

Alibeaj i vë “kufirin te thana” Saliut: PD nuk do përdoret

Alibeajt ka kërkuar që PD të bashkohet, por ja bëri të qartë Berishës se partia nuk mund të përdoret për interesa personale...

Enkelejd Alibeaj i ka dhënë një tjetër goditje të fortë sot Sali Berishës.

Pas vendimit të Apelit, Alibeaj shtriu dorën e bashkëpunimit për të dalë me kandidatë të përbashkët. Mirëpo Berisha e refuzoi dhe dje tregoi se është gati të shkojë në zgjedhje në krahë të Metës dhe jo me Alibeajn e ata që i kanë dalë kundër.

Por sot Alibeaj ja ka bërë të qartë se ai vetë do të shkojë në zgjedhje sido që të vendosë Saliu. Alibeaj zhvilloi një takim me demokratët e njësisë 12 në Tiranë dhe “thumboi” disa herë Berishën.

U ndodhëm përballë një sprove, testi, karakteri, morali politik dhe nuk ka qenë e thjeshtë. Është dashur rezistencë, forcë, të mbajmë mbi kurrizin tonë edhe shumë epitete, shumë urrejtje mes nesh dhe kemi qene ne që kemi ditur që të ulim kokën, që t’i japim një provë që ka ca vlera të sakrifikosh. Që është arsyeja pse PD lindi u formua dhe pas së cilës gjithë kjo pjesë të gjithë e kanë përqafuar atë. PD lindi e orientuar drejt perëndimit, nuk e kishim menduar që ne të vendoseshim në këtë provë për t’i mbajtur lart ato vlera dhe parime të PD dhe pavarësisht vështirës të një viti dhe të një situatë të paimagjinuar, ia dolën duke dalë dinjitoz. Të mos jesh i shantazhuar apo lojërave të momentin, por për të parë të ardhmen”, tha Alibeaj.

Duke u ndalur te vendimi i Apelit, ai tha se nuk dihet triumfator. Sipas Alibeajt PD duhet të bashkohet, por ja bëri të qartë Berishës se partia nuk mund të përdoret për interesa personale. Nga ana tjetër i dha goditje Berishës dhe për protestat.

"Nuk ndjej asnjë lloj kënaqësie që ne fituam vendimin e gjykatës, përkundrazi një orë e më parë, me atë vendim gjykate ta mbyllim, ta harrojmë. Ka kaluar deri në ftohje të marrëdhënieve njerëzore. Nuk kemi qenë ne shkaktarët, ne kemi besuar te vlerat e PD, ndaj do doja këtë si mesazh të parë. S’duhet të kemi kurrëfarë triumfalizmi. Kam qenë i bindur që një gjykatë që zbaton ligjin këtë vendim do merrte, prandaj e kam thënë, sido që të jetë vendimi do e pranonim. Nuk isha dakord me vendimin e Zhukrit, por nuk dola në protestë. Kur një vendim gjykate i shkallës së parë edhe pse nuk më pëlqente, liruam zyrat se duhet të jemi të bindur se PD nuk është e një personi apo pronë private apo që të përdoret për interesa apo halle personale. Ne duhet të bindemi”, tha Alibeaj.

Të premten Gjykata e Apelit vendosi që vula e PD t’i takojë Alibeajt dhe tani Berisha është jashtë zgjedhjeve. Alibeaj ka kërkuar që disa kandidatë të “primareve” të futen nën logon e PD, por Saliu refuzon. Si duket “Foltorja” do shkojë në zgjedhje nën logon e partisë së Metës. /Pamfleti

alibeaj berisha

Lini një Përgjigje