TAGS-AT E JAVËS

Politike27 Gusht 2024, 13:12

Myslym Murrizi paralajmëron telashe për Sali Berishën: Kush është grupi “mercenarëve” që po përgatitet t’i hidhet në fyt!

Shkruar nga Pamfleti

Myslym Murrizi paralajmëron telashe për Sali Berishën: Kush

Ish-deputeti Myslym Murrizi, një zë i njohur i opozitës, ka paralajmëruar telashe të mundshme për liderin e Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Sipas Murrizit, një grup “mercenarësh” politikë brena selisë blu është duke u formuar për të sulmuar Berishën dhe për të minuar pozitat e tij brenda partisë.

Po ashtu, ai ka identifikuar dy deputetë të Partisë Demokratike që, sipas tij, kanë bërë pazare të dëmshme me Partinë Socialiste në kurriz të interesave të demokratëve. Ky zhvillim mund të shkaktojë trazira të mëdha në politikën shqiptare dhe të ndikojë në dinamiken e brendshme të PD-së. Sa i takon ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, Murrizi paralajmëron padi në Gjykatën Kushtetuese.

-Zoti Murrizi, çfarë do të sjell shtatori pasi pritshmëritë janë vërtetë të mëdha, jo vetëm nga SPAK por edhe nga politika pritet shumë?

Ajo që unë shoh më shumë interes për shtatorin politik është padia tashmë e paralajmëruar në Gjykatë Kushtetuese e shumë forcave politike, të cilat nuk ishin dakord me një regres që ishte e vitit 2021 të Kodit Zgjedhor, mënyrën sesi shqiptarët duhet të zgjedhin, por në fakt këto e kthyen mënyrën si të votojnë. Këtë e shoh si risi dhe shpresoj e uroj që Gjykata Kushtetuese ta marr në shqyrtim sa më shpejtë që t’i jap reale në përputhje të plotë me Kushtetutën për të patur mundësinë zgjedhësit që në 2025-ën ta shkelmojnë me votë listën e kompromisit nga një grusht palaçosh nga të dyja anët.

-Ishte një vendim i pritshëm, pra vota e diasporës ishte një detyrim kushtetues që pak a shumë dihej, është hequr herësi, 2/3 lista të mbyllura, çfarë ka ndodhur?

Jo nuk ka patur hers 7000 vota.

Ishte anti-kushtetuese, ishte shashkë që matën pulsin sesa do të ketë këllqe opozita për t’i qëndruar asaj për të cilën pak më parë ishte deklaruar që kërkonte lista të hapur por që në fakt nuk i kërkuar kurrë. Grupi negociatori, Gazi dhe Ogerti, nuk i kërkuan kurrë listat e hapura. Pastaj doli edhe Berisha që tha deputetët janë të partisë, nuk e di a ishte lapsus ose atë që e njeh shpirtërisht, por që fakt kandidatët janë të partisë, deputetët janë të qytetarëve. Nëse do ishin të partisë, partia 40 mijë anëtarë ka, 3-4 deputet zgjedh gjithsej nga 140. Ai tjetri zgjedh ka nja 80 mijë me gjithë patronazhisët edhe ai zgjedh nja 7-8 deputet.

Deputetët iu përkasin subjekteve të ndryshme politike, mes tyre qytetarët kanë të drejtë të zgjedhin atë që i besojnë pushtetin e votës së tyre që për 4 vite ata të bëjnë ligje e të flasin e të mbrojnë interesat e tyre në Parlament. Gjë që nuk ndodh që prej vitit 2009, pasi e gjithë salla e Parlamentit është e emëruar dhe ka dy bajraktar. Ai që u shit te publiku, zoti Bylykbashi, sikur ishte një detyrim i Gjykatës Kushtetuese është një mashtrim ordiner i një grushti vemjesh që kërkojnë të bubërrojnë me çdo kusht duke lëpirë mende*en e çdo lloj kryetari. Rama ka hall tjetër, nuk ka nevojën e lëpirjes te çdo butak i PD, por ka hallin e SPAK-ut sepse më shumë shkojnë në zyrat e SPAK-ut sesa në zyrat e PS apo mbledhjet e Grupit Parlamentar.

PD ka 12 vite që ka ikur nga pushteti, është në gjendjen e saj më të keqe falë lajthitjes kolektive dhe kapjes para vaktit ku dogjën mandatet si tufë nën ulërimat historike të bisbiqeve të sotëm që janë në Parlament duke thënë digjni mandatet. I falën 60 bashki Ramës e tuajtën vetëm të Shkodrës e tani degdisin sa një prehër në një tjetër. Gjykata Kushtetuese prishi herësin. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk ndryshohet e të ribëhet nga e para sado të pisët dhe në grykësytë e tyre për një karrige të qelbët nga zgjedhjet e ardhshme që mund të jenë grupi negociator mes PS dhe PD.

Pra u tërhoqën nga herësi. Gjykata Kushtetuese nuk ka thënë në asnjë gërmë se vendimi i 28 qershorit se duhet të mbyllen listat, pasi nuk e thotë Kushtetuta. PD duhet të ishte kalë beteje që të ishte për lista 100% të hapura e ta kërkonte me këmbëngulje ose të mos jepte konsensus për të bërë këtë amalgamë të pistë e pazar palaçosh, pasi listat ishin të hapura pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Se pse ishin të hapura u fut Qamil Xhafa në Elbasan, pse ishin listat e hapura u fut Petrit Doda pasi radhën e kishte Aldo Bumçi.

-Sot PD në udhëheqje ka liderin histori që ju e keni mbështetur gjatë gjithë kohës që herë pas here shkoni dhe në tubimet e zotit Berisha. Ku ndaheni ju sot me Sali Berishën?

E kam mbështetur dhe do e mbështet në një padrejtësi që i bëhet nga organet e drejtësisë se e shoh si komunizëm. Berisha nuk ka një akuzë konkrete sot dhe e mbështes si qytetar dhe e shoh se i cënohet e drejta një qytetari që ka 30 vite në politikë e vaj hallin qytetarit të thjeshtë.

-Në politikë ku bashkoheni me Berishën?

Politikisht Berisha nuk duhet të bie pre e një grupi fëlliqësirash që është, ku e ka zënë halli dhe duan e luten me shpirt që ai të jetë edhe në fushatë, të dënohet, të mos jetë në listë për deputet dhe këto, pasi të marrin mandatin do i hidhen në fyt siç iu hodhën në 9 shtator. Mbajeni mend se çfarë do i thonë këta e do të jetë lule se çfarë i kanë thënë: babai Zenit, kriminel, tradhtar, vrasës, ‘non-grata’, etj. Mbajeni mend se çfarë do i thonë këta pasi t’ja marrin mandatin me firmë.

Shpresoj shumë që Gjykata Kushtetuese do iu prish gjellën e prishur, si një gjellë qensh në 30 Korrik. Edhe nëse Berisha ka qenë hartuesi apo dakordësuesish për këtë gjellë qensh të cilën e rimori dhe e ngrohur. Është gjellë e qenve të 1 Prillit 2008-ës. Sali Berisha duhet të ushtrojë votën primare siç iu deklaroi shqiptarëve kur nisi Rithemelimi.

-Me çfarë po artikuloni, po ngarkoni zotin Berisha me përgjegjësi?

Absolutisht, pasi unë jam anëtar i Këshillit Kombëtar dhe jo për kryetar Sali Berishën. Jam i zhgënjyer nga ajo për të cilën u nis Rithemelimi që i jam bashkuar me qef pasi i përkaq partisë se PD që prej 8 dhjetorit të 1900-ës.

-Si shpjegoni ju, nëse e ngarkoni me përgjegjësi zotin Berisha, pati një lloj euforie pasi vula kaloi. Pati frymë kur pritej që vula t’i kalonte PD-së. Por më pas çfarë ndodhi?

Ndodhi venitja, e cila ka ardhur si shkak i tjetërsimit të drejtimit të PD. Ato shqiptar të cilët e votuan, kanë besuar në një Rithemelin të këtij subjekti politik, i pari pas 45-vitesh, për të patur disa rregulla të reja, të ndryshme nga partia e Ramës,si trashëgimtare e Partisë së Punës. Besuan në karakterin, në burrërinë, sinqeritetin, njeriun e fjalës së dhënë të Sali Berishës jo të këtyre. Këta lëpijnë tepsi e garuzhde e kanë vjedhur si qeni gjithë ditën. Si mund të besoj një që ka në 4 muaj ka bredhur në prehra kryetarësh./Sot

Lini një Përgjigje