
Deputetja Jorida Tabaku ka akuzuar qeverinë në vendin më të korruptuar në Ballkan. E cila ka theksuar se sistemi i taksave favorizon oligarkinë dhe jo konkurrencën.
Sipas Tabakut, qeveria po “mbyt” me taksa qytetarët.
“Çfarë mund të bëjë një shtresë e mesme sot? Mund të blejë një shtëpi pa pasur një normë të lartë interesi mbi kokë sepse çmimet e shtëpive kanë shkuar në qiell?! Jo! A ka një rrogë më të mirë dhe më shumë të ardhura se sa dje? Jo! Të ardhurat e shqiptarëve janë më të ulëtat në rajon.
A taksohet aftësia e tij më shumë se sa taksohen bizneset e oligarkëve? Po! Sot, shtresa e mesme taksohet me 23%. Një ligj special do të taksojë sipërmarrësit e vetëpunësuar me 23% gjithashtu ndërkohë që oligarkëve u jepen falje taksash pa limit. Shqipëria është vendi më pak i përshtatshëm për të bërë biznes në rajon. Ka një shtet të kapur që ka miratuar mbi 10 ligje me porosi”, tha ajo.
Mënyrën se si mund të shpëtohet vendi, ajo e arsyeton duke renditur tre nga pikat, të cilat i ka propozuar edhe në Parlamentar. Sipas saj, korrupsioni lulëzon sepse mungon meritokracia dhe mobiliteti social.
“Si mund të shpëtojmë? Tre pikat e mia të propozuara që në nisje të sesionit parlamentar:
1. Tregu i lirë përballë tregut të kapur dhe shtetit të kapur që prodhon një sistem të mbyllur.
2. Lufta kundër korrupsionit përmes ligjeve dhe vullnetit politik që kjo qeveri nuk e ka.
3. Mobiliteti social që arrihet përmes konkurrencës dhe jo oligarkisë.
Ne mund ta rrëzojmë sistemin e kalbur të 3 dekadave përmes Lirisë së Tregut, mobilitetit social, luftës kundër korrupsionit & taksave të ulëta”, tha ajo.
Lini një Përgjigje