TAGS-AT E JAVËS

Politike20 Mars 2023, 12:25

Dashnor Sula akuza Ramës: Shpopullimi i vendit, pasojë e politikave të këqija të kësaj qeverie!

Shkruar nga Pamfleti

Dashnor Sula akuza Ramës: Shpopullimi i vendit, pasojë e politikave

Deputeti Dashnor Sula ka reaguar në Facebook në lidhje me largimin e shqiptarëve. Ai ka vendosur theksin në largimin e të rinjve, uljen e fuqisë punëtore, dhe rithekson rrezikun e buxhetit të shtetit nga koncesionet.

Aq pak njerëz kanë mbetur në Shqipëri dhe aq shumë jemi varfëruar sa që është ulur edhe konsumi i vezës.
Për shkak të kostos së ulët, gatimi i vezës ka qenë gjella kryesore e të rinjve në vend. Por aq shumë të rinj kanë braktisur vendin sa që kanë ndikuara edhe në tkurrjen e deri në 40% të konsumit të vezëve. Mund të duket një detaj minimalist por është tregues thelbësor për të kuptuar problematikën reale të shpopullimit. Kur ulet konsumi i vezës që është ndër më të lirët, ç’mund të themi për mishin...”, tha ai.

Më tej deputeti demokrat ka deklaruar se qeveria favorizon vetëm oligarkët. Sipas tij, një grup njerëzish janë duke mbajtur peng vendin.

“Ndodhi jo shpreslënëse ishte edhe lajmi se parcelat me vreshtari dhe ullishte u tkurrën me 22%. Arsyeja është e njëjtë, shpopullimi. Nuk ka kush ti punojë dhe nuk ka kush ti konsumojë.

Të dyja problematikat e mësipërme janë pasoja. Ato janë pasoja të politikave të këqija të kësaj qeverie. Sepse kjo qeveri në 10 vite ka menduar vetëm për një grusht njerëzish të cilëve u jep koncesione. Ndërsa të gjithë të tjerët i zhvat për të mbajtur me lek miqtë e vetë. Banka Botërore na ka renditur të tretët në një rekord të zi. Jemi pas Brazilit dhe Perusë për rrezikun që i kanoset buxhetit të shtetit për shkak të koncesioneve. Kjo qeveri ia ka dhënë vendin peng një grupi të ngusht njerëzve përmes koncesioneve. Kjo është marrëzi që duhet ndaluar. Edhe sirianët dhe qytetarët nga vendet e treta e kanë kuptuar më shpejtë se ne këtë qeveri. Ata vijnë këtu qëndrojnë 3 muaj dhe ikin”, shkruan Sula në statusin e tij.

dashnor sula pd buxheti

Lini një Përgjigje