TAGS-AT E JAVËS

Politike20 Mars 2023, 11:23

Zgjedhjet e 14 majit, Balla rikonfirmon Ismailajn dhe Subashin në Fier dhe Mallakatër

Shkruar nga Pamfleti
Zgjedhjet e 14 majit, Balla rikonfirmon Ismailajn dhe Subashin në Fier dhe

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla është shprehur se ditën e shtunë PS do të ketë gati të gjithë garuesit për zgjedhjet vendore 2023. Balla në një komunikim për mediat, tha se Qerim Ismailaj do rikandidojë për zgjedhjet e 14 majit në Mallakastër pasi sipas tij nuk ka asnjë vendim gjykate që e ndalon këtë. Ndërkohë ka konfirmuar Armando Subashi për Fierin. Ai shtoi se ditën e shtunë PS do të ketë gati të gjithë garuesit për zgjedhjet vendore 2023.

Nëse një qytetar shqiptar gjatë kohës në emigracion është dhunuar apo ka pasur një problem që nuk ka asnjë lloj dënimi për një vepër penale, janë çështje që çdo qytetar shqiptar në emigracion i ka vuajtur. Sot në SPAK janë thirrur shumë persona edhe drejtuesit më të lartë të politikës. Zoti Bushi është thirrur në SPAK si person që ka dijeni për një çështje. Tani sipas jush nëse thirresh në SPAK nuk kandidon më ? Unë e përshëndes punën e zotit Dumani. Por fakti që thirresh në SPAK, nuk të ndalon të kandidosh. Ne kemi një ligj që përcakton artë rastet e mos-kandidimit dhe ai ligj është i panegociueshëm për këdo. Thirrje ime për këdo që i ka shërbyer sigurimit të shtetit dhe është përfshirë në veprimtarinë e tij të mos kandidojë as për kryetar bashki dhe as për Këshilla sepse ligji do të funksionojë.

Sipas asaj traditës së rregullt të PS, ne do të kemi të shtunën mbledhjen e Kryesisë ku do të kemi një diskutim për secilën kandidaturë. Kemi bërë proces shumë të gjatë, sepse ne kemi shumë punë, ne nxjerrim kryebashkaik nuk nxjerrim thjesht kandidat. Deri të shtunën do i kemi të gjithë gati.”- tha Balla.

taulant balla zgjedhjet e 14 majit

Lini një Përgjigje