TAGS-AT E JAVËS

Politike19 Mars 2023, 17:09

Takimi në Ohër, Pandeli Majko: Vuçiç ka bërë një marrëveshje që të jetojë si gënjeshtar dhe jo si dështak

Shkruar nga Pamfleti

Takimi në Ohër, Pandeli Majko: Vuçiç ka bërë

Deputeti i PS-së, Pandeli Majko ka komentuar takimin e djeshëm mes Kurtit dhe Vuçiçit në Ohër ku edhe pse pati një marrëveshje, asgjë nuk është nënshkruar zyrtarisht.

Me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook”,  Majko ka kritikuar presidentin serb se po bënë politikë të pisët, duke pranuar marrëveshjen gojarisht por duke mos e nënshkruar atë.

Sipas Majkos kjo është një tentativë e Vuçiçit, i cili do të jetojë si gënjeshtarë për të destabilizuar rajonin e Ballkanit.

Vucic ka bërë marrëveshje me veten që të jetojë si gënjeshtar, dhe jo si dështak! Deklarata e tij, se “…Nuk dua të bëj marrëveshje juridike ndërkombëtare me Republikën e Kosovës” kërkon shkatërrimin e paqes në rajon. Konfuzioni si mekanizëm kontrolli, ka vetëm një përgjigje!…” shkruan Majko.

majko takimi kurti vuçiç

Lini një Përgjigje