TAGS-AT E JAVËS

Politike20 Mars 2023, 11:04

U arrestua nga SPAK, Balla ‘shet’ Lefter Allën: Nuk mbrojmë askënd!

Shkruar nga Pamfleti
U arrestua nga SPAK, Balla ‘shet’ Lefter Allën: Nuk

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla tha se PS nuk mban përgjegjësi për arrestimin e kryebashkiakut të Bulqizës Lefter Alla. Në përgjigjen e tij, Balla u shpreh qartë se qëndrimi i Partisë Socialiste është i qartë, se nuk do të jetë zyrë avokatie për askënd. Ai theksoi se kushdo që ka shkelur ligjin do të mbajë përgjegjësi individuale. Alla u arrestua për abuzime me tenderin e Ujësjellësit. 

Çdo javë apo çdo muaj ke një kryetar në vendin fqinj, anëtar në Bashkimin Evropian që ke raste të tilla. Kjo është një gjë që nuk ka të bëjë dhe nuk ka asnjë koment për këtë. E kemi thënë dhe e kemi stërthënë, Partia Socialiste e Shqipërisë nuk është zyrë avokatie për askënd. Përgjegjësinë përballë ligjit e ka secili prej tyre. E gjithë kjo histori ka të bëjë me një fakt të gjithëpranuar se reforma në drejtësi është një nga arritjet më të madhe. Kemi pranimin se para drejtësisë të gjithë janë të barabartë dhe faktin se reforma në drejtësi ka ngritur institucione që tashmë po bëjnë punën e tyre. Të gjithë ju jeni dëshmitarë të të gjitha përpjekjeve të kundërshtarëve tanë për të penguar reformën në drejtësi. Opozita ka bërë të gjitha përpjekjet për të penguar procesin e vettingut. Ne nuk mbrojmë askënd, përgjegjësinë para ligjit e ka secili prej tyre. Kryetari i Bashkisë Bulqizë dhe ai i Lushnjës janë arrestuar dhe në të dyja rastet PS ka mbajtur të njëjtin qëndrim. Në SHBA, FBI-ja shkon në Shtëpinë e Joe Biden, unë nuk di ndonjë që t’i thotë Partisë Demokratike amerikane se përse FBI-ja bastis banesën e presidentit”, tha Balla.

Kreybashkiaku i PS-së në Bluqizë, Lefter Alla dhe 12 persona të tjerë, 7 prej tyre zyrtarë të Bashkisë, kanë rënë në pranga për abuzimin me një tender me vlerë rreth 3 milionë euro. Në pranga ka rënë edhe nënkryetarja e Bashkisë, Enkeleda Lleshi. Arrestimi i tyre është bërë pasi akuzohen se kanë favorizuar të afërmin e Allës, Aqif Koneshën, i cili ka kryer punimet e ujësjellësit të ri.  Sipas SPAK, bëhet fjalë për një tender rehabilitimi i ujërave të zeza të lagjes së vjetër të qytetit të Bulqizës.

taulant balla

Lini një Përgjigje