
Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar mazhorancën se po planifikon blerjen e zgjedhjeve. Në një deklaratë për mediat, ai denoncoi platformën “Aktiv1sti”, teksa i bëri thirrje administratës që të mos bjerë pre e shantazheve.
Por Berisha harroi që është “non grata”, pasi ka deklaruar se do të denoncojë te të huajt shkeljet e qeverisë.
“Edi Rama po bën gjithçka në kundërshtim me Kushtetutën , të hapur me ligjet për të mbajtur monizmin e tij të bazuar në krimin drogën dhe vjedhjen e qytetarëve shqiptarë. Jam sot para jush për t’u bërë thirrje punonjësve të Administratës të mos bëhen pjesë e krimit elektoral për qëllime të mbështetjes, Aktivisti është një aplikacion i dënueshëm në ligjin kombëtar dhe ndërkombëtar sepse është dëshmi flagrante e narkoshtetit. Janë shkelur rregullat themelore , pasi përdoret si një mjet terrori për shqiptarët. Duke denoncuar para jush njoftoj se PD do të ndërmarrë hapa ligjore ndaj këtij instrumenti terrori si brenda vendit dhe në institucionet respektive, pranë rrjeteve sociale me të cilat përdoret ky aplikacionit antiligjor”, tha Berisha.
Lini një Përgjigje