TAGS-AT E JAVËS

Politike18 Dhjetor 2023, 21:22

Miratimi i kërkesës për arrestimin e tij, Berisha: Sot u vërtetua se Rama, SPAK dhe Këshilli janë një

Shkruar nga Pamfleti

Miratimi i kërkesës për arrestimin e tij, Berisha: Sot u

Ish-kryeministri Berisha ka komentuar vendimin e Këshillit të Mandateve, i cili pranoi kërkesën e SPAK për t’i hequr atij imunitetin si deputet.

Kuvendi do të votojë të enjten në seancë parlamentare për masën e arrestit ndaj Sali Berishës.

Në një intervistë për “Ora News” ai tha se sot u bë një shfaqje e shëmtuar dhe sipas tij u faktua përqëndrimi i të gjitha pushteteve në duart e Edi Ramës.

Ai shtoi se Balla tregoi me fakte se dy prokurorë të Edi Ramës qëndrojnë mbi komisionin dhe mbi Parlamentin. “Rama, SKAP-istët dhe Këshilli janë një”, tha Berisha.

“Sot është një ditë e një shfaqjeje të shëmtuar në të cilën u faktua në mënyrën të pakundërshtueshme monizimi, apo përqëndrimi i të gjitha pushteteve në duart e Edi Ramës.

Kjo sepse, Këshilli Rama – Balla faktoi se dy prokurorë të Edi Ramës qëndrojnë mbi Këshilli dhe mbi Parlamentin.

Faktoi se Rama, SKAP-istët dhe Këshilli janë një. Sepse 6 javë më parë, SKAP-i i partisë në mënyrën më të befasishme, pa më thirrur asnjëherë, pa thirrur asnjëherë dhëndrin tim, dërgoi banditët për ta arrestuar dhe njoftoi moslëvizjen time. Në këto 32 vite çdo akt i ngjashëm është bërë me miratim të Parlamentit.

Për ata që na ndjekin, liri e lëvizjes ndër liritë më themelore të individit konsiderohet e dyta për nga e rëndësishmja”, u shpreh Berisha.

berisha spak vendim

Lini një Përgjigje