TAGS-AT E JAVËS

Politike18 Dhjetor 2023, 20:19

Pranimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Berishës, Oerd Bylykbashi: Po goditet për të shkatërruar opozitën

Shkruar nga Pamfleti

Pranimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Berishës,

Nënkryetari i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi ka folur lidhur me seancën e sotme të Këshillit të Mandateve në Kuvend, ku Edi Rama dhe Lulzim Basha bashkuan votat për të arrestuar kreun e opozitës, Sali Berisha.

Bylykbashi u shpreh se ‘nëse do të goditej me këtë masë kryeministri, bie qeveria, nëse ti godet kreun e opozitës qëllimi është rrëzimi i opozitës’.

"Nëse goditet opozita, qartazi qëllimi është për ta rrëzuar opozitën.

Kur një ish-kryeministër, lider i opozitës, në 3 vite nuk merret një ditë nën hetim dhe më pas goditet në këtë formë edhe në arrest, pa qenë i akuzuar, sepse është person nën hetim, është goditje për të rrëzuar opozitën.

Nëse do të goditej me këtë masë kryeministri, bie qeveria, nëse ti godet kreun e opozitës qëllimi është rrëzimi i opozitës.

Në momentin që parlamenti në seancë parlamentare, voton për të legalizuar këtë antikushtetueshmëri, zëvendësimin e masës, arrestimin e Sali Berishës, por Gjykata Kushtetuese nga ana tjetër merr vendim për të pezulluar masën e vjetër, që zëvendëson arresti, që e vendos parlamenti me arrest, këtu praktikisht nuk është vetëm një kolaps, por parlamenti është pjesë e marrjes së pushtetit që i bërë më herët në mënyrë antikushtetuese", tha Oerd Bylykbashi për “Syri Tv”.

bylykbashi spak berisha

Lini një Përgjigje