TAGS-AT E JAVËS

Politike18 Dhjetor 2023, 17:09

Miratimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Berishës, reagon "Rithemelimi": Po veprohet si në kohën e komunizmit

Shkruar nga Pamfleti

Miratimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Berishës,

Rithemelimi ka reaguar pasi Këshilli i Mandateve ka miratuar me 6 vota pro kërkesën e SPAK për lejimin e arrestimit të ish-kryeministrit Berisha.

Sekretarja e Marrëdhënieve me Publikun, Jola Hysaj, e ka krahasuar mbledhjen e ditës së sotme me ato të kohës së regjimit komunist, e cila shprehet se Shqipëria është në një nga momentet më kritike të 33 viteve politikëbërje.

Ajo shkruan se jetojmë në momentet kur të drejtat po shuhen çdo ditë.

“Këshilli i Mandateve apo Komisioni i Etikës u mblodh sot?

Si në kohën e xhaxhit kur bëheshin mbledhjet e këshillit të lagjes për fletë- rrufenë e rrallës…

U quajtëm kulakë, kush është emri i ri që po na vihet?

Shqipëria është në një nga momentet më kritike të 33 viteve politikëbërje.

Jetojmë në momentet ku E Drejta e Pronës, E Drejta Jetës, E Drejta e Mendimit Ndryshe, E Drejta për të folur haptazi dhe pa frikë po shuhen çdo ditë.

Shkelja me të dyja këmbët e Kushtetutës është precedenti më i frikshëm i 33 viteve të pluralizmit politik.

Ku po shkojmë???

Kërkesa e SPAK:

SPAK kërkon dhënien e autorizimit për masë më të ashpër ndaj Berishës, atë të “arrestit shtëpiak”, ndërsa më herët është caktuar masa ‘detyrim paraqitje’, masë të cilën Berisha nuk e zbatoi me pretendimin se Prokuroria e Posaçme kishte shkelur Kushtetutën duke mos kërkuar më parë vendimin e Parlamentit. Berisha u vu nën akuzë në lidhje me privatizimin e ish-kompleksit Partizani rreth 15 vite më parë.

Ish kryeministri është nën hetim për procedurat e privatizimit të ish Klubit sportiv Partizani, përmes të cilave dyshohet se ka favorizuar dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi, një nga pronarët e truallit ku shtrihej ish klubi e mbi të cilin më pas u ngrit një kompleks pallatesh”, shkruan Jola Hysaj.

Lini një Përgjigje