TAGS-AT E JAVËS

Politike18 Dhjetor 2023, 16:25

Këshilli i Mandateve i dha ‘OK’ kërkesës së SPAK, Kuvendi voton më 21 dhjetor për heqjen e imunitetit të Berishës!

Shkruar nga Pamfleti

Këshilli i Mandateve i dha ‘OK’ kërkesës së

Këshilli i Mandateve dhe Imuniteteve i dha “ok” kërkesës së SPAK, për heqjen e imunitet ndaj ish kryeministrit, Sali Berisha me qëllim ndryshimin e masës së sigurisë ndaj tij.

Pas kësaj, pritet që raporti i Këshillit të Mandateve të finalizohet deri të mërkurën, më datë 20 dhjetor, në orë 14:00. Do të jetë deputetja Klotilda Bushka që do të përgatisë draft raportin dhe do ia kalojë kuvendit si pikë e parë të rendit të ditës në seancën e 21 dhjetorit 2023.

Vlen të theksohet se në përfundim të mbledhjes kërkesa e SPAK u votua me 6 vota pro, nga 6 anëtarët që ishin prezent; një nga PD dhe pesë nga PS-ja.

Kujtojmë se Prokuroria e Posaçme akuzon Sali Berishën se nuk respektoi masën e sigurisë të vendosur nga dy shkallë gjyqësori. Berisha është nën hetim për korrupsion me ish-kompleksin “Partizani”, ndërkohë që ndaj tij është dhënë një masë sigurie “detyrim paraqitje”. Ai nuk e zbatoi masën dhe SPAK ka kërkuar në Kuvend që të lejojë vendosjen e një mase sigurie më të rëndë ndaj tij, qoftë “arrest shtëpie”, apo qoftë “arrest me burg”.

Berisha vendosi të bojkotojë mbledhjen e Këshillit të Mandateve. Ai dërgoi aty vetëm 2 avokatët e tij Sokol Mëngjesi dhe Genc Gjokutaj. Po ashtu dhe 4 deputetë të opozitës nuk pranuan të ishin pjesë. Vetëm Alibeaj ishte i pranishëm. Duhet theksuar se Alibeaj ka qenë një ndër më të sulmuarit nga Berisha.

berisha spak

Lini një Përgjigje