
Gazetari Poli Hoxha, teksa komentoi protestën e thirrur nga Berisha, tha se pati fjalime ku shprehej dëshpërimi i pjesëmarrësve, ndërsa mospjesëmarrjen e Bardhit dhe deputetëve të tij, e konsideroi si një veprim “të turpshëm”.
Ai tha se me këtë protestë, u tregua se Berisha nuk ka mbëhstetje.
“Mbështetësit ishin të keqardhur sepse bëhet fjalë për fatin final për Berishën. Pamë dëshpërim tek fjalimet. Më bëri përshtypje fjalimi i Palokës që thoshte ku janë studentët, ku janë ata të rrugës së Astirit madje tha pse nuk ka ardhur Elton Qyno. Madje pashë edhe tone kërcënuese ndaj atyre që ishin brenda. Prisja më shumë njerëz, më shumë për nostaligji, ishte një testim për të enjten dhe e shikoj se ky është kulmi i Berisshës edhe me fanatikët e tij. Pamë një veprim të turpshëm të Bardhit që ka shkuar e ka firmosur tek kushtetuesja por fakti që sot nuk ishin as në Këshillin e Mandateve as në protestë, tregon se nuk janë për atë kauzën e protestës dhe e braktisën Berishën. Nuk e di se çfarë duan të arrijnë. Këta më mirë të thonë se gjithçka e kanë për një karrige deputeti sesa të sillen kështu. U pa qartë mungesa e aleatëve, Mediu, të Dules, Dukës dhe e Ilir Metës. Një vetmi e madhe dhe dëshpëruese”, tha Hoxha në “Report tv”.
Lini një Përgjigje