Kuvendi javën që shkoi miratoi ndryshimet në Rregullore, ndryshime që janë publikuar sot në Fletoren Zyrtare. Nga sot këto ndryshime kanë hyrë në fuqi dhe të enjten kushdo që tenton kaos, do përjashtohet sipas rregullave të reja...
Deputetët që do të tentojnë trazira në seancën e së enjtes rrezikojnë të përjashtohen me 2 muaj nga punimet e Kuvendit.
Seanca e 21 dhjetorit do të jetë e fundit për këtë sesion, por rëndësia e saj ka të bëjë me faktin se do të shqyrtohet kërkesa e SPAK lidhur me arrestimin e Sali Berishës. Këshilli i Mandateve e miratoi sot kërkesën e SPAK dhe ajo do të votohet të enjten.
Sali Berisha ka paralajmëruar rezistencë në çdo seancë, teksa të enjten do të ketë edhe protestë para Kuvendit. Nesër Bardhi e Berisha do të mbledhin grupin parlamentar ku do të diskutohen skenarët se si do të veprohet në seancë.
Por ndryshe nga seancat e shkuara, kjo e enjte do të jetë ndryshe, pasi kush ndez flakadanë rrezikon 2 muaj përjashtim. Kuvendi javën që shkoi miratoi ndryshimet në Rregullore, ndryshime që janë publikuar sot në Fletoren Zyrtare. Nga sot këto ndryshime kanë hyrë në fuqi dhe të enjten kushdo që tenton kaos, do përjashtohet sipas rregullave të reja.
Sipas ndryshimeve në Rregullore, masa disiplinore “përjashtim nga pjesëmarrja në komisione dhe/ose në seancë plenare deri në 30 ditë” jepet në rastet: kur deputeti përdor dhunë ndaj deputetëve të tjerë, anëtarëve të Këshillit të Ministrave, punonjësve të shërbimit të seancave, të Gardës së Republikës ose punonjësve të mediave; kur deputeti përmes veprimeve të qëllimshme dëmton pajisjet dhe orenditë ose heq funksionalitetin e tyre logjistik në sallën e seancave/mbledhjes; kur deputeti kryen në mënyrë të përsëritur brenda një sesioni parlamentar shkeljet e parashikuara në pikën 1 të këtij neni.
Masa disiplinore “përjashtim nga pjesëmarrja në komisione dhe/ose në seancë plenare deri në 60 ditë” jepet në rastet: kur deputeti përdor lëndë apo mjete piroteknike, tymuese, bojëra dhe materiale apo mjete të tjera të ngjashme brenda sallës së zhvillimit të punimeve të Kuvendit/mbledhjes së komisionit /brenda mjediseve të Kuvendit. /Pamfleti
Lini një Përgjigje