TAGS-AT E JAVËS

Politike18 Dhjetor 2023, 18:40

Këshilli i Mandateve pranoi kërkesën e SPAK, Lubonja: Berishën po e kthejnë në martir, duan ta eleminojnë politikisht

Shkruar nga Pamfleti

Këshilli i Mandateve pranoi kërkesën e SPAK, Lubonja:

Analisti Fatos Lubonja ka komentuar miratimin e Këshillit të Mandateve me 6 vota pro lidhur me kërkesën e SPAK për lejimin e arrestimit të ish-kryeministrit Berisha.

Lubonja u shpreh se ajo që ndodhi sot është pjesë e një procesi gradual që ka për synim eliminimin politik ose burgosjen e Sali Berishës.

Sipas tij, burgosja e Berishës mund të jetë një motiv mllefi për disa mbështetës të tij, teksa shtoi se me apo pa dashje, atë po e kthejnë në një martir të pjesës së vetë.

“Ky është një proces gradual sipas parimit “qeveria e kap lepurin me qerre”, pasi Rama e ka ndërtuar regjimin me gjithë instrumentet e veta, përfshirë edhe SPAK. Tani po bën këtë operacion që po shkon drejt fundit që ka të bëjë me eliminimin politik ose burgosjen e Sali Berishës.

Për një pjesë mbështetësish të tij, Berisha në burg mund të jetë motiv mllefi, por nga ana tjetër kuptohet se ka edhe limitet e moshës, etj. Gjithë energjia që ka derdhur deri më tani ka qenë e rëndësishme.

Një herë kërkuan heqjen e pasaportës, pastaj thanë meqë nuk përgjigjesh po të fusim në shtëpi, por aty mund të ketë mënyrë tjetër për të vepruar dhe më pas mund të vijë burgu. Për mua këtu me dashje, pa dashje, po e kthejnë në një martir të pjesës së vetë.

Bardhi po i thoshte Xhaçkës që po e pret burgu, pra nga SPAK-u, nga ana tjetër është Berisha që thotë se SPAK është instrument i Ramës. Unë besoj këtë të dytën”, tha Lubonja për “News 24”.

fatos lubonja berisha arrestim

Lini një Përgjigje