TAGS-AT E JAVËS

Politike18 Dhjetor 2023, 20:46

Votoi pro arrestimit të Berishës, Strazimiri sulmon Alibeajn: Një i persekutuar bashkohet me persekutorët

Shkruar nga Pamfleti

Votoi pro arrestimit të Berishës, Strazimiri sulmon Alibeajn: Një

Anëtari i Kryesisë së PD-së, Gent Strazimiri ka komentuar kërkesën për arrestimin e Sali Berishës.

Ai ka sulmuar Alibeajn i cili votoi pro arrestimit duke thënë se një i persekutuar bashkohet me persekutorët. 

Strazimiri u shpreh se shoqëria shqiptare është një hap larg diktaturës. 

"Një hap larg diktaturës është shoqëria shqiptare. Kjo është ajo që ka ndodhur sot në mbledhjen e Këshillit të Mandateve.

Kjo votë e përbashkët e një të persekutuari që kërkon drejtësi nga një hetues sigurimi së bashku me shokët e partisë në të njëjtën sallë.

Në fakt është paraprirë asaj që do ndodhë pasi të jetë miratuar edhe ligji i ri elektoral që po përgatisin Basha me Ramën ku do të kemi një parlament që për gjithcka që i intereson Ramës të jetë 6-0.

Për gjëra të vogla mund të ketë edhe një votë kundër’’, tha Strazimiri për "Ora News".

sali berisha pd strazimiri

Lini një Përgjigje